Flasin Ekspertët: Është Koha për Reduktimin e Dëmit nga Duhani

508 0

“Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin duke përdorur produkte më pak të dëmshme”

Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhje.  Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe mjeku Ardian Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik vlerësojnë rëndësinë e reduktimit të dëmit si një nga praktikat e mira në kujdesin ndaj shëndetit.

Gjatë konferencës së 9-të “Reduktimi i Dëmit dhe Shëndeti”, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit të shëndetësisë nga Shqipëria dhe vende të rajonit zhvilluan një diskutim në nivel shkencor përsa i përket mjeteve inovative dhe zgjidhjeve që redukojnë dëmin në shëndet.

Një nga temat e diskutuara ishte edhe përdorimi i duhanit. Në studim të prezantuar nga Shuperka dhe mjeku Ardian Hoxha bënë të ditur se “Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin (vetëvetë ose me metoda të miratuara aktualisht) duke përdorur produkte më pak të dëmshme (formë më e pastër e marrjes së nikotinës)”

 

Reduktimi Dëmit – Pse ka Rëndësi?

Mjekësia në vetvete është reduktim dëmi thonë ekspertët. “Shërohen vetëm infeksionet. Të gjitha sëmundjet e tjera trajtohen, reduktojnë dëmin, zvogëlojnë simptomat, pasojat, rënien e cilësisë se jetës etj” u parashtrua gjatë konferencës. Në rastin e duhanpirjes – rreziku është pirja e vazhdueshme e duhanit ndërsa alternativat e tjera më pak të dëmshme reduktojnë riskun e tij.

Sipas ekspertëve, lënia e duhanit vetë (pa asnjë ndihmë) ka 5% efikasitet, lënia e duhanit me përdorimin e medikamenteve ka 20-25% efikasitet. Por shumë duhanpirës nuk duan të marrin medikamente. Të paktën 8 nga 10 duhanpirës dështojnë të lënë duhanin me metoda të miratuara aktualisht. Si opsion të tretë, ekspertët thkesojnë se mund të jetë reduktimi i dëmit të duhanit, përdorimi i produkteve pa tym.

Suedia, një histori suksesi për t’u ndjekur

Ekspertët kanë vënë në dukje arritjen historike të Suedisë, e cila do të bëhet vendi i parë në botë që do të arrijë statusin “Pa Tym”. Historia e suksesit të Suedisë duhet të festohet si një revolucion i shëndetit publik. “Ne të gjithë duhet të jemi në majë të malit duke thirrur ‘Fitore!’, dhe duke e parë Suedinë si praktikën më të mirë.

“Modeli suedez i reduktimit të dëmit të duhanit është ai që Shqipëria duhet të ndjekë. Suedia do të bjerë nën një normë prej 5% të pre valencës së pirjes së duhanit në muajt e ardhshëm. Ky është niveli në të cilin një vend konsiderohet zyrtarisht pa Tym. Asnjë anëtar tjetër i Bashkimit Evropian nuk është afër arritjes së Suedisë dhe asnjë nuk është në rrugën e duhur për ta bërë këtë deri në objektivin e BE-së për vitin 2040, në 17 vjet. “

Në Suedi, sëmundjet e lidhura me duhanin janë më të ulëtat në Evropë. Vdekjet pre maturë janë me te ulëtat ne Evrope. Vdekjet suedeze nga kanceri i mushkërive janë më pak se gjysma e mesatares së BE-së. Vdekjet nga te gjitha llojet e kancerit janë 38% , me te ulëtat. Shkalla e kancerit është 41% më e ulët se pjesa tjetër e Evropës.Suedia është gati të bëhet vendi i parë pa Tym. Suedia është një dhuratë për Evropen. Vetëm 5, 6 % e te rriturve janë duhanpirës. Duhanpirja brenda 15 vitesh është ulur nga 15% ne 5.6% dhe bërja e produkteve alternative është gjerësisht të disponueshme”

Një shembull që vlen të ndiqet edhe në vende të tjera të Europës e më tej, përfshirë Shqipërinë. “Për të parandaluar ndikimin në shëndet – Në këto rrethana është reduktimi i dëmit, pra përdorin një produkti më pak të dëmshme (cigaret inovative me avull) janë 95 % më pak të dëmshme se produktet tradicionale të duhanit” u shpreh Shuperka për mediat gjatë konferencës.

Sfida mes tymit dhe avullit që ka prekur shoqëritë anë e mbanë botës ishte një nga temat e diskutimit të kërkuesve nga vende të ndryshme të rajonit që u mbodhën në Tiranë në konferencën e 9 të reduktimit të dëmit dhe shëndeti.

Ekspertë të njohur të shëndetit publik, të universitetit të mjekësisë theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së politikave për reduktimin e dëmit ndërsa sollën studime nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku ndeshen probleme të ngjashme me duhan pirjen, alkoolin dhe lëndët narkotike. Në shumicën e rasteve rreziqet vijnë nga sjelljet e dobëta në stilin e jetesës së pacientëve, mungesa e vullnetit të tyre për të përballuar trajtimin mjekësor. Ekspertët propozuan që jo ilaçet, por ndryshimi i stilit të jetesës, përqafimi i alternativave që ofron shkenca dhe inovacioni janë mjetet kryesore për shërim. Gjithashtu ata theksuan nevojën që strukturat e shëndetit publik duhet të shkojnë tek pacientët përdorues të duhanit, lëndë narkotike, alkool dhe jo të presin, që pacienti të vijë tek shëndetësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.