Fruta Pylli dhe Gështenja Organike – LEA 2011, Kompania Shqiptare që Certifikoi Prodhimet Sipas Standarteve të BE

933 0

Në një nga zonat më veriore të vendit, afër kufirit të Kosovës dhe Malit të zi, pikërisht në Tropojë nis aktiviteti i LEA 2011 shpk në mbledhjen e frutave të pyllit të freskëta dhe gështenjave.

Një kompani vendase e cila ka një përvojë 12 vjeçare në treg me kultivimin dhe përpunimin e frutave e perimeve e me një fokus të madh në tregtimin e dy prej produkteve më të çmuara të zonës së Tropojës, frutat e freskëta të pyllit dhe gështenja.

Thesaret e Shqipërisë në Tregjet Europiane

Frutat e pyllit si boronicat apo manaferrat dhe gështenjat mblidhen në zonat më të thella të Tropojës, kryesisht nga fermerë të vegjël e më pas grumbullohen, përpunohen dhe paketohen në ambientet e LEA 2011.

Destinacioni i tyre pre disa vitesh ka qenë tregu i huaj, duke arritur përfshirjen në vendet e rajonit, Hungari dhe Itali me nevojën për t’u shpërndarë akoma më shumë në këto tregje, duke ofruar produkte të sigurta e të certifikuara sipas standarteve të BE.

Këtu nisi bashkëpunimi me projektin e USAID-it Economic Development, Governance and Enterprise Growth Project dhe Creative Business Solutions një mundësi ku LEA 2011 shpk mundi t’u shtonte vlerë këtyre produkteve nëpërmjet certifikimit të tyre sipas standardit organik. Kompania u certifikua në gusht 2022 sipas standardit organik bi – OS i cili është ekuivalent me Standardin Organik Evropian në përputhje me Rregulloren (EC) Nr 834/2007.

Ekspertë të CBS dhe ekipi i LEA 2011 SHPK gjatë trajnimit bi-OS

Falë këtij certifikimi, LEA 2011 shpk mund të eksportojë produkte organike të certifikuara në tregje të reja në vendet e rajonit dhe të BE-së. Duke përmbushur jo vetëm kërkesat e klientëve të saj, por edhe mundësitë reale të eksportit me çmime Europiane të prodhimeve.  Një vijimësi eksporti dhe kontakti me blerës të rinj edhe në të ardhmen mbështetet edhe në listimin e  prodhimeve të LEA SHPK në platformën e shitjeve online Agrotrade.

Sipas ekipit të LEA 2011 shpk sasitë e gështenjave të eksportuara janë rritur ndjeshëm falë certifikimit organik. Duhet theksuar se nga ky bashkëpunim dhe certifikimi përfitojnë edhe 45 fermerë të vegjël dhe familjet e tyre që merren me grumbullimin e frutave të pyllit dhe gështenjave në zonat e thella të Tropojës.

Për më shumë informacion rreth LEA 2011 SHPK, mund të vizitoni website zyrtar të tyre duke klikuar këtu.