Hugaria shënon numrin më të lartë të vdekjeve nga duhani, ekspertët: Të ndjekin shembullin e Suedisë

369 0

Teksa hungarezët pinë cigare, suedezët përdorin produkte alternative. Ata kanë avantazhin që nuk duhet të dalin në ballkon, jashtë restorantit apo larg nga stacioni i autobusit. Impakti shëndetësor është gjithashtu i madh sipas tij.

Hungaria është një ndër vendet me shifrat më të larta të vdekjeve nga duhani. Kështu u shpreh profesori i asociuar dhe studiuesi suedez i duhanit dhe nikotinës, Karl-Olav Fagerström në një interviste të mbajtur për gazetën “Index”.

Studiuesi vuri në dukje se hungarezët mund të marrin shembullin suedez, pasi ata kanë kaluar prej kohësh nga pirja e duhanit në produkte alternative që përmbajnë nikotinë.

Tymi i cigares e çon nikotinën në mushkëri në një sekondë, në zemër në dy deri në tre sekonda dhe në tru dhjetë sekonda më vonë. Sa më i shpejtë të jetë efekti, aq më e fortë do të jetë varësia, nënvizoi pedagogu Fagerström. E kundërta ndodh me produktet alternative, ku nikotina do të paktën një orë që të arrijë në tru.

Eksperti suedez, i cili është vlerësuar nga OBSH për punën e tij kundër pirjes së duhanit, u ndal më në detaje te rasti i Hungarisë. Rreth 27% e popullësisë hungareze pi duhan, gjë që shihet me shqetësim pasi gjysma e duhanpirësve kanë pasoja fatale për shkak të duhanit.

E anasjellta ndodh në Suedi, nga ku vëren se vetëm 5.6% e popullësisë konsumon ende cigaret normale e për rrjedhojë, ka numrin më të ulët të vdekjeve si pasojë e duahanpirjes në Bashkimin Evropian.

Fagerström madje shton edhe një detaj interesant për suedezët. Në shumicën e bareve dhe restoranteve tashmë nuk gjen më as tavllë për të shkundur cigaren. Kjo nuk do të thotë se suedezët kanë hequr dorë plotësisht nga nikotina. Shkallë e konsumit të nikotinës në Suedi është 23,6%, pothuajse e njëjtë me mesataren e BE-së (24.9%).

Eksperti thotë se teksa hungarezët pinë cigare, suedezët përdorin produkte alternative. Ata kanë avantazhin që nuk duhet të dalin në ballkon, jashtë restorantit apo larg nga stacioni i autobusit. Impakti shëndetësor është gjithashtu i madh sipas tij.

“Pirja e duhanit shkakton kancer, ndërsa produktet alternative janë burime më pak të dëmshme të nikotinës’’ – theksoi Fagerström

Suedia është gati të bëhet vendi i parë në Evropë pa tym falë përqafimit të alternativave që përmbajnë nikotinë. Pirja e duhanit është ndaluar në të gjitha baret dhe restorantet që nga maji 2005. Shumica e suedezëve mbështetën fushatën e ndalimit të duhanit në atë periudhë. Në vitin 2019 ndalimi i konsumit të duhanit në hapësira publike u zgjerua për të përfshirë edhe stolat në ambiente të jashtme në bare dhe restorante, si dhe vende publike si këndet e lojërave, stacionet e autobusëve dhe stacionet e trenave.

Pavarësisht shifrave, Hungaria konsiderohet nga ekspertët suedezë si progresive, pasi qeveria lejon tregtimin e produkteve alternative. Këto produkte ofrojnë një alternativë ndaj cigareve që janë shumë të dëmshme. Politika e duhur është gjithashtu thelbësore për këto produkte, por është e rëndësishme që ato të dallohen nga cigaret normale, theksojnë ekspertët.

I pyetur nga gazetarët se sa efektive është rritja e çmimit të produkteve të duhanit për t’i bërë njerëzit të lënë duhanin, eksperti tha se është efektive deri në një pikë. Megjithatë, ai shtoi gjithashtu se çmimet nuk duhet të vendosen shumë të larta.

“Nëse çmimi është i lartë, shumë nga paratë e mia do të shkojnë për cigare në vend që t’i shpenzoj për fëmijët e mi, një jetesë të mire dhe ushqim të shëndetshëm. Kështu që ju nuk mund të vazhdoni të rritni çmimet pafundësisht.”- argumentoi Fagerström.

Një tjetër ekspert, Anders Milton, shtoi se çmimet e larta stimulojnë gjithashtu tregun e zi, ku shumë njerëz i drejtohen kontrabandës së pakontrolluar, cilësisë të dyshimtë, por më të lirë. Sigurisht, do të ketë edhe nga ata që, përballë çmimeve të tmerrshme, do të kuptojnë se duhet të bëjnë një ndryshim.

“Në çdo rast, ekspertët do të ishin të lumtur të shihnin taksa më të larta për cigaret dhe alternativa më pak të dëmshme në raftet e dyqaneve’’ – tha ai.

Dy ekspertët i bashkon e njëjta qasje sa i takon nikotinës, për ta ajo nuk është një substancë kancerogjene.

 “Nuk është nikotina ajo që vret, është duhani.”- thanë ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.