Në Elbasan për llixha, rritet interesi edhe nga shqiptarët jashtë kufijve

941 0

7-8 Mijë persona vizitojnë çdo vit ujërat termale në Tregan të Elbasanit duke e kthyer këtë zona në më të frekuentuarn gjatë gjithë vitit nëse përjashtojmë.

Kryesisht turistët kurativë janë nga Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Zvicra. Ata zgjedhin ujërat termalë të Elbasanit për shkak të cilësisë së tyre por edhe çmimeve të ulëta.

Cilësia e ujërave termale e bëjnë këtë zonë të lakmueshme, ndërsa përsa u përket çmimeve atovariojnë nga 10-15 euro nata ku përfshihen 3 vakte. Një gjë e tillë, sipas 90% të turistëve, që janë ata të Kosovës, është një çmim mjaft i levërdisshëm, krahasuar edhe me çmimet që ofrojnë Llixhat në Kosovë./Burimi:TopChannel