Si alternativat pa tym po ndryshojnë industrinë dhe perceptimet e konsumatorëve?

405 0

Duhanpirja mbetet një shqetësim madhor, jo vetëm në vendin tonë por anembanë globit. Parashikimet për periudhën 2024-2029 tregojnë se numri i duhanpirësve do të arrijë në 1,1 miliard. Megjithatë, Organizata për Veprim mbi Duhanin dhe Shëndetin (ASH) raporton se epidemia e duhanit është në rënie në vendet në zhvillim, pjesërisht falë politikave të ndjekura dhe përdorimit të rritur të alternativave pa tym. 

Arsyet kryesore që ndihmojnë në uljen e duhanpirjes: 

  • Ndalimi i duhanit në shumë vende perëndimore. 
  • Edukimi dhe ndergjegjësimi mbi dëmet e duhanit dhe pirjes pasive. 
  • Shqetësimet për ndotjen mjedisore. 
  • Rritja e kostos dhe taksave mbi duhanin. 
  • Kërkimi i alternativave më të sigurta  

Qeskat e nikotinës: Një industri në rritje  

Qeskat e nikotinës të cilat mbahen nën buzë janë një prej alternativave më të njohura në grupin e produkteve pa tym. Ato përbëhen nga materiale me bazë bimore të biodegradueshme duke zvogëluar kështu ndotjen e mjedisit. Nikotina në këto produkte shpërndahet gradualisht, duke ofruar një eksperiencë të ngjashme me duhanin e cila zgjat për rreth 30 minuta. Rikujtojmë se nikotina, përveç efektit të varësisë që shkakton, ka edhe ndikime pozitive si rritja e përqendrimit dhe përmirësimi i funksioneve konjitive. 

Përdoruesit raportojnë se pas konsumit nuk ndiejnë më nevojën për cigare. Edhe pse nuk promovohen si metodë për lënien e duhanit, qeskat e nikotinës janë një alternativë më pak e dëmshme.  

Konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për shëndetin dhe rreziqet e kimikateve të dëmshme, ndaj po i drejtohen zgjidhjeve që reduktojnë dëmin e duhanit.  

Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë ndryshim: 

  1. Rritja e edukimit mbi efektet e dëmshme të duhanpirjes. 
  1. Vetëdija mbi rreziqet e ekspozimit ndaj kimikateve të dëmshme. 
  1. Novacioni në krijimin e alternativave pa tym. 
  1. Kufizimet e pirjes së duhanit në hapësirat publike. 
  1. Ndërgjegjësimi për mjedisin dhe zgjidhjet më të qëndrueshme. 

Industria po evoluon me produkte novatore si qeskat e nikotinës dhe produktet me ngrohje, të cilat po njihen gjithnjë e më shumë globalisht. Me rritjen e vetëdijes shëndetësore dhe ndryshimet rregullatore, konsumatorët po kërkojnë alternativa më të sigurta dhe miqësore me mjedisin. Një trend në rritje edhe në vendin tonë.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.