Petulla Furre të Mbushura me Çokokrem – Receta e Ëmbël Për të Gjithë Familjen

1.1k 0

Këto ëmbëlsira të buta dhe të shijshme janë perfekte për të gjithë familjen. Ato janë ideale për mëngjes, si një meze e lehtë por edhe si ëmbëlsira për në pasdite.

Një recetë që për thjeshtësinë dhe shijen që ka, mund të përdoret edhe për raste festive.

Provojini edhe ato duke ndjekur recetën që AgroWeb.org sjell për ju.

Përbërësit

200 ml qumësht i ngrohtë

15 g maja birre

1 vezë

80 g vaj luledielli

80 g sheqer

500 gr miell

0,5 g vanilje

180 g çokokrem

Lajthi për zbukurim

Sheqer pluhur për shije

Përgatitja

Fillimisht ngrohni qumështin. Sapo të ngrohet hidheni në një enë dhe shtoni aty majanë e birrës duke e përzier derisa të tretet plotësisht.

Ndërkohë që vazhdoni përzierjen, shtoni sheqerin, vezën, vajin e lulediellit dhe vaniljen.

Shtoni ngadalë miellin dhe kur brumi të bëhet më i qëndrueshëm punojeni me duar.

Kalojeni brumin në sipërfaqen e punës të lyer me miell dhe punojeni derisa të përftoni një masë të lëmuar dhe homogjene.

Vendoseni brumin në një enë të pastër dhe mbulojeni me qese kuzhine. Lëreni në një vend të ngrohtë derisa të dyfishohet në vëllim. Do të duhen rreth dy orë.

Në këtë moment merrni brumin dhe vendoseni në sipërfaqen e punës të lyer me miell. Hapeni më një petës në një trashësi rreth një centimetër.

Përgatisni një tavë të shtruar me letër furre. Me një gotë me diametër rreth 8 cm, jepini formën etullave dhe më pas vendosini në tavë.

Mbulojeni tavën me qese kuzhine dhe e lëmë mënjaë edhe për 20 minuta.

Tani në qendër të petullave formoni një gropë. Për ta bërë këtë, lyeni lehtë me vaj gishtin e madh dhe jepini formë.

Piqeni tavën për  20 minuta, në 180 °C. Hiqeni nga furra kur petullat të fryhen dhe të skuqen në sipërfaqe.

Në fund hiqini nga tava, spërkatini me sheqer pluhur, mbushini në qendër me çokokrem dhe zbukurojini me nga një kokërr lajthie. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.