Si produktet e duhanit me ngrohje ndikuan në uljen e konsumimit të duhanit. Rasti i Japonisë

1.6k 0

Në qendër të produkteve alternative me ngrohje qëndron shkenca e cila i diferencon nga cigaret tradicionale.

Rënia e shitjeve të cigareve tradicionale në Japoni në vitet e fundit i atribuohet adoptimit të sistemit të duhanit me ngrohje (THS).

Përdorimi I produkteve me ngrohje (HTPs) në Japoni është shoqëruar me një rënie të ndjeshme të shitjeve të cigareve tradicionale.

Në fakt, sipas raportit të fundit të industrisë nga Instituti I Duhanit I Japonisë, konsumi I cigares ka rënë me 44% brënda 5 viteve nga prezantimi i THS – sistemit të duhanit me ngrohje – rënia me e madhe që Japonia ka patur në këtë drejtim.

Alternativat e duhanit tradicional kanë dëshmuar se luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e shkallës së prevalencës së pirjes së duhanit në një vend të caktuar. Le të marrim Suedinë si shembull – ku është raportuar se përdorimi I ‘snus’ si një alternativë ka luajtur një rol kyç në uljen e shkallës së prevalencës së pirjes së duhanit, sidomos tek meshkujt. Gjithashtu duke ulur dhe shkallën e kancerit të mushkërive dhe goditjeve në zemër tek meshkujt në Suedi.

Shkenca pas ngrohjes

Në qendër të produkteve alternative me ngrohje qëndron shkenca e cila I diferencon nga cigaret tradicionale.

Në vend të djegies që gjeneron substanca kimike të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme, katran dhe tym, sistemi I produkteve me ngrohje përdor mekanizma preçiz të ngrohjes që ofrojnë përvojën tradicionale të duhanit por pa emetuar nënproduktet toksike që sjell djegia.

Ky ndryshim nuk është vetëm estetik por një reduktim I thellë I dëmit.

Drejtuesi mjekësor i PMI, Dr Patrick Picavet shprehet, “Sigurisht, alternativa më e mirë për një duhanpirës është të lerë duhanin, por për fat të keq, ky nuk është realiteti.

“Realiteti është se njerëzit e vazhdojnë dhe për këtë arsye, do t’ju duhet një alternativë e cila është më pak e dëmshme nëse duan të reduktojnë rrezikun individual, si dhe dëmin e popullsisë.”

Sipas konceptit të reduktimit të dëmit nga duhani, zvogëlimi i dëmeve të lidhura me duhanin në nivelin makro të popullsisë varet nga adoptimi i alternativave më pak të dëmshme pa tym nga duhanpirësit e rritur. Produktet e duhanit me ngrohje (HTP) njihen për potencialin e tyre për të qenë më pak të dëmshme në krahasim me pirjen e vazhdueshme të duhanit, falë mungesës së tymit dhe niveleve të reduktuara ndjeshëm të kimikateve të dëmshme.

Shkalla në rënie e duhanpirjes në Japoni

‘Rënia e shitjeve të cigareve tradicionale në Japoni është ngushtësisht e lidhur me adoptimin e sistemit të duhanit me ngrohje, duke I mëshuar impaktit që sjell progresi shkencor në këtë drejtim.’

Në një studim mbi emetimet e reduktuara të botuar në gazetën e UOEH (Universiteti i Shëndetit në Punë dhe Mjedisit në Japoni), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të vendit (NIPH) arriti në përfundimin se, “përqendrimet e nikotinës në mbushësit e duhanit dhe tymi i IQOS ishin pothuajse të njëjtë me ato të cigareve tradicionale me djegie, ndërsa përqendrimi i nitrozaminave specifike për duhanin (TSNA) ishte një e pesta dhe monoksidi i karbonit (CO) ishte një e qindta e atyre të cigareve tradicionale me djegie.

Të dhënat nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ushqimit të qeverisë Japoneze zbuluan se modeli më i shpeshtë i përdorimit të HTP-ve (produkteve të duhanit me ngrohje)  në Japoni është “përdorimi ekskluziv’.

Një shumicë dërrmuese e përdoruesve të HTP-ve – produkteve të duhanit me ngrohje (76% në 2019) nuk raportuan konsum të cigareve tradicionale, duke theksuar më tej potencialin e produkteve të duhanit me ngrohje për të çuar në prevalencë të reduktuar të pirjes së duhanit.

Duhanpirësit e rritur në ditët e sotme tashmë po i drejtohen alternativave të duhanit pasi edhe publiku është më se i vetëdijshëm për rreziqet e pirjes tradicionale të duhanit.

Ky ndryshim në sjellje pasqyron gjithashtu një prirje më të gjerë globale ku konsumatorët kërkojnë alternativa që ofrojnë një zgjedhje më të mirë se cigarette tradicionale, falë novacioneve të drejtuara nga shkenca.

Megjithatë, industria e produkteve ‘vape’ në Malajzi ka ende nevojë për rregullore dhe udhëzime më të qarta për të trajtuar përdorimin e ‘vape’ nga të rinjtë.

Mbështetja rregullatore dhe rigoroziteti shkencor

Një aspekt kritik i mbështetjes rregullatore të Japonisë është njohja e produkteve të duhanit me ngrohje (HTP) si një kategori e veçantë e ndarë nga cigaret tradicionale. Kjo ndarje lejoi krijimin e rregulloreve të përshtatura që inkurajuan novacionin dhe reduktuan barrierat për përfshirjen e alternativave më të sigurta.

Në të njëjtën kohë, autoritetet rregullatore të Japonisë punuan krah për krah me industrinë e duhanit për të vendosur standarde të qarta të produktit, kushtet dhe paralajmërimet shëndetësore. Kjo qasje bashkëpunuese nxiti transparencën dhe besimin e konsumatorëve, duke promovuar përdorimin e produkteve me ngrohje.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë luajti një rol kryesor në edukimin e publikut për rreziqet lidhur me produktet e duhanit me ngrohje në krahasim me cigaret tradicionale.

Ata i bazuan mesazhet e tyre në kërkimin shkencor dhe zhvilluan fushata të gjera ndërgjegjësimi publik. Kjo qasje ndihmoi në largimin e keqkuptimeve dhe inkurajoi duhanpirësit e rritur që të konsiderojnë kalimin në produktet me ngrohje si një alternativë më pak e dëmshme [2].

Tërësia e provave të disponueshme sot nga vlerësime dhe programe të shumta rigoroze shkencore tregojnë se kalimi plotësisht në sistemin e duhanit me ngrohje, megjithëse nuk është pa rrezik, paraqet më pak rrezik sesa pirja e vazhdueshme e duhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.