5 Bimë Fantastike Që Mund T’i Rrisni Në Hije

1.3k 0

Është e vështirë të mos i admirosh oborret dhe kopshtet e mbushura me gjelbërim dhe lule shumëngjyrëshe.

Nëse gjithmonë keni menduar se oborri juaj ishte shumë i thatë, me shumë hije, ose se toka nuk është e përshtatshme për të mbajtur bimë kaq të bukura, mendojeni përsëri.

Në fakt, këto probleme të zakonshme mund të zgjidhen lehtësisht duke u treguar të mençur e duke zgjedhur bimët e duhura.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa lloje bimësh që do të lulëzojnë edhe në hapësirat më pak miqësore, duke i dhënë atyre ngjyra dhe aromë fantastike.

Ajuga 

Nëse oborri juaj nuk merr shumë diell gjatë ditës, mund të jetë e vështirë të gjesh bimë tërheqëse që do të lulëzojnë në hije. Po kjo bimë që shërben si një mbulesë tokësore, do të mbyshë barërat e këqija duke u kthyer kështu në një zgjedhje të shkëlqyer. Petalet e adhurueshme të luleve blu në vjollcë do të shpërthejnë në pranverë, pastaj gjethet e dendura jeshile do të mbizotërojnë në pjesën tjetër të sezonit. Ajugën mund ta mbillni një herë dhe ta shijoni për vitet në vijim.

Kaladiumi

Sillni një atmosferë tropikale në oborrin tuaj me gjethet e mëdha dhe të bukura të kaladiumit. Gjethet e bukura të kësaj bime gjenden lehtësisht në nuancat e kuqe, rozë dhe të bardhë. Variantet e bardha janë shumë të bukura kur rriten në oborre me hije, sepse ato duken sikur shkëlqejnë, veçanërisht në muzg.

Kaçubja Persiane

Nëse jeni duke kërkuar për një bimë rezistente, që mund të lulëzojë në diell ose në hije, në kopësht ose edhe në vazo, atëherë Strobilanthes dyerianus është për ju. Kjo bimë e adhururedhme, me gjethe që kanë një shkëlqim metalik në vjollcë, padyshim që do t’i shtojnë oborrit tuaj edhe më tepër bukuri. Një bimë tropikale, e cila rritet më së miri në kilmë të ngjashme dhe nuk e duron dot dimrin e ashpër. Nëse e mbillni në vazo, këshillohet ta mbani në anbient të mbyllur gjatë stines së ftohtë.

Agave

Një nga zgjedhjet më të mira për të rritur bimë një zonë të thatë është agave. Ka një mori varietetesh nga të cilat mund të zgjidhni. AgroWeb.org iu sugjeron të zgjidhni gjethet dyngjyrëshe me ngjyra të veçanta, të tilla si ato me kufij të verdhë dhe qendra jeshile të thellë, për t’i shtuar edhe më tepër larmishmëri ngjyrash oborrit tuaj.

Trëndafili i shkretëtirës

Trëndafili i shkretëtirës duket si një bonsai me një trung të trashë, dhe me gjethe të bukura e me shkëlqim. Për shkak se trungu i tij ruan ujë, nuk keni nevojë ta ujisni as në kohë thatësire. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.