Majdanozi – Si të Rrisni Bimën Shëruese në Ballkon

4k 0

Majdanozi është një bimë që është kultivuar nga njeriu për plot 2,000 vjet.

Kjo bimë e gjelbër është kultivuar fillimisht për t’u përdorur në mjekësinë popullore dhe më pas u përdor edhe në kuzhinë.

Majdanozi është një barishte aromatike me tufa të mëdha dhe gjethe me forma të këndshme.

Ajo ka kërcenj të gjatë ndërkohë që e gjithë bima merr formë rrumbullake.

Ka dy lloje majdanozi: e para me gjethe të sheshta që përdoret për zbukurim dhe e dyta me gjethe të përthyera që përdoret për supa ose gatime me mish.

Majdanozi është i pasur me vitamina thelbësore siç janë: K, B12, C dhe A.

Kjo do të thotë se majdanozi forcon imunitetin, kockat dhe sistemin nervor.

Si Ta Mbillni Majdanozin Në Shtëpi

Blini farat e majdanozit dhe zgjidhni vendndodhjen e saksisë.

Farat mund t’i mbillni direkt në kopësht në kohën e pranverës ose në saksi.

Mënyra më e mirë është që t’i mbillni farat në saksi dhe ta mbani brenda në shtëpi pa ardhur pranvera.

Farat e majdanozit duan të paktën tre javë që të lëshojnë filiza.

Farat janë të vogla, ndaj nuk ka nevojë që t’i mbuloni shumë me dhe.

Thjesht shpërndajini në sipërfaqe dhe ujitini.

Kur farat të kenë çelur filiza sigurohuni që të mbani një ose dy filizë në një saksi.

Majdanozi preferon tokë të kulluar mirë, ndriçim të bollshëm, por edhe të pjesshëm.1

Ujiteni herë pas here dhe ushqejeni me pleh organik.

Majdanozin mund ta mblidhni gjatë gjithë vitit duke nisur nga momenti kur gjethet nisin të përthyhen.

Për një aromë më të mirë mblidheni majdanozin në mëngjes.

Majdanozin mund ta përdorni të freskët ose ta fusni në ngrirje për më vonë.

Majdanozi i tharë e humbet aromën dhe disa prej vlerave.

Nëse e ruani në ngrirje,  atëherë sigurohuni që ta përdorni brenda vitit.

Majdanozin mund edhe ta mbillni me filiza, të cilat i gjeni në tregjet e fshatarëve dhe në pikat ku shiten fidanë.

A e dinit se? 

Majdanozi është përdorur gjerësisht në Romën e lashtë si një përbërës sallatash, për eliminimin e efekteve të alkolit të tepërt dhe në kurora.

Majdanozi është një nga barishtet më të përdorura në mbarë botën.

Përtypja e majdanozit eliminon erën e keqe të gojës, veçanërisht pasi keni ngrënë hudhër.

Çaji i majdanozit përmirëson qarkullimin e gjakut.

Gratë shtatzënë duhet të shmangin konsumin e majdanozit sepse nxit kontraktimet e mitrës dhe mund të shkaktojë abort të pavullnetshëm.

Majdanozi përdoret në industrinë kozmetike për përgatitjen e sapunëve dhe kremërave të trupit për lëkurë të thatë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.