Si të Mbillni Barbarozën në Shtëpi me Dy Mënyra të Thjeshta

3k 0

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve.

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh.

Me lule plot ngjyra dhe me një aromë të veçantë pak të athët, e cila bëhet akoma dhe më e fortë nëse gjethet e saj i shtypim lehtë, barbaroza është një bimë që nuk duhet të mungojë në kopshtet dhe ballkonet e shtëpive.

AgroWeb.org ju sjell dy metoda për mbjelljen e kësaj bime.

Barbaroza në vazo

Vazot që ju duhen për të mbjellë këtë bimë, duhet të jenë me një diametër 16-28 cm dhe thellësia e tyre duhet të jetë më shumë se 30 cm.

Kjo për arsye se barbaroza rritet shumë shpjet dhe kërkon sa më shumë hapësirë.

Në fund të vazos sigurohuni që të vendosni disa guralecë në mënyrë që plehu të ajroset dhe uji të arrij të kullojë lehtë.

Mbusheni vazon deri në gjysmë me pleh të pasur me minerale dhe hapni me dorë një gropë.

Vendosni bimën e barbarozës në këtë gropë, duke treguar kujdes që rrënjët e saj të jenë plotësisht të mbuluara nga plehu.

Më pas shtojmë dhe pjesën tjetër të plehut që na ka mbetur.

Me dorë shtypim lehtë dheun duke u siguruar që bima të ketë një bazament të qëndrueshëm.

Më pas e ujisim pak plehun, kështu dheu do të eliminojë xhepat e ajrit që mund të jenë krijuar.

Vendoseni vazon në një vend që është i ekspozuar ndaj diellit.

Barbaroza kërkon deri në gjashtë orë ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj diellit që të rritet plotësisht.

Barbaroza në kopsht

Zgjidhni një vend në oborrin tuaj, që dielli e prek për të paktën 6 orë në ditë, sidomos gjatë mëngjesit.

Punoni dheun në një thellësi 30 cm, dhe gjatë kohës që e punoni, AgroWeb.org ju sugjeron që ta plehëroni me fertilizues.

Sigurohuni që gropa që do të hapni të jetë mjaftueshëm e gjerë.

Kalojeni bimën në gropës që sapo keni hapur dhe tregoni kujdes që të mos dëmtoni rrënjët.

Mbusheni me pleh derisa të arrini pak centimetra më lartë se nivelit të tokës.

Ushtroni përsëri presion me dorë, në mënyrë që bima të krijojë një bazë të qëndrueshme.

Më pas ujiteni që dheu të mos ketë xhepa ajri.

AgroWeb.org ju këshillon që mos ta lini dheun rreth bimës të thahet, pasi rrënjët e barbarozës përhapen në një diametër 30-40 cm nga kërcelli.

Bima kërkon një ujitje dy herë në ditë, por duke u kujdesur që të hidhni aq ujë sa dheu arrin të përthithë.

Diçka tjetër që duhet të tregoni kujdes është kërcelli, kur të ujisni këtë bimë mos e lagni këtë pjesë të bimës pasi nga lagështira e tepër ajo kalbet. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.