Panxhari në Saksi, si të Rrisni Perimen e Superfuqishme

3.1k 0

Nëse po kërkoni ide për perime interesante dhe të shëndetshme për të mbjellë në shtëpinë tuaj atëherë AgroWeb.org ju rekomandon panxharin.

Panxhari është një perime shumë e shëndetshme për organizmin.

Ajo mbillet shumë lehtë dhe ka një prodhimtari të mirë.

Panxhari preferon freskinë e pranverës dhe vjeshtës dhe është një ushqim i mirëpritur në tryezë.

Çfarë ju nevojitet për të mbjellë panxharin në shtëpi

Vazo

Panxharit i janë thurur lavde si një perime që arrin të rritet pa u shqetësuar në çdo klimë apo terren.

Zgjidhni enë të thella që garantojnë lirshmërinë e rrënjëve

Dheu

Panxhari kërkon terren të pastër nga guralecët, të shkrifët, organik dhe me ushqyes.

Fertilizimi

Plehu organik është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e rritjes së panxhari në shtëpi.

Drita e diellit

Zgjidhni një vend të ndriçuar mirë.

Panxhari ka nevojë për të paktën 8 orë dritë nga dielli.

Mbjellja e Panxharit dhe Përkujdesja

Panxhari është një perime të cilës nuk i pëlqen të lëvizë shumë, ndaj zgjidhni vazo të mëdha.

Në fund të vazos vendosni një shtresë gurore ose rënore për të garantuar një kullim të mirë.

Më pas hidhni dheun dhe mbulojeni shtresën gurore mirë sepse në të kundërt do të lëndojë zhardhokët.

Farat e përzgjedhura kërkojnë shumë kohë të çelin filiza, ndaj përpara mbjelljes futini ato në ujë për të zbutur shtresën e trashë të farave.

Farat duhen mbjellë në një distancë 5 centimetra nga njëra tjetra.

Farat e panxharit mund t’i gjeni në farmacitë bujqësore.

Më pas, farat duhen mbuluar mirë me dhe, si dhe ujitur mjaftueshëm.

Filizat duhet të çelin të paktën pas disa javësh.

Ato duhen krasitur lehtë dhe me kujdes për tu dhënë drejtimin e dëshiruar.

Më pas, duhet të përqendroheni tek ujitja.

Dheu duhet të jetë i njomë por jo i tejmbushur me ujë.

Nëse i mbani vazot në kopësht, atëherë duhet t’i ujisni çdo ditë.

Pas një muaji, panxhari kërkon të fertilizohet që të garantojë një prodhimtari cilësore.

Pas 50-60 ditësh, panxhari është gati për t’u nxjerrë nga vazoja.

Zhardhoku nuk duhet të jetë shumë i madh përndryshe humbet ëmbëlsinë.

Gjethet nga ana tjetër mund të mblidhen dhe të konsumohen kur të kenë arritur një gjatësi prej 10 centimetrash.

Gjethet mund të konsumohen në sallata të ndryshme ose të gatuhen bashkë me panxharët.

Panxhari është një perime shumë e shëndetshme dhe e  thjeshtë për t’u rritur në shtëpi dhe nuk të zhgënjen kurrë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.