Zogu i Parajsës – Si të Mbillni Lulen e Veçantë

3.9k 0

Zogu i Parajsës një lule që e ka marrë emrin e saj pasi i ngjan një zogu shumëngjyrësh në fuluturim.

Kjo lule ka disa lloje të veçanta të saj të njohura në të gjithë botën, ku versioni më i përhapur është pikërisht ky që do të trajtojmë sot.

Mund ta gjeni të emërtuar me emrin shkencor Strelitzia reginae dhe është plot me ngjyra ku dominon bluja dhe portokallia.

Lloji më pak i zakonshëm i saj është e bardha apo e bardha me blu të errët.

Sidoqoftë kjo lule është e mrekullueshme për t’u pasur në ambientet tuaja për shkak të bukurisë që ofron.

E në kushte ideale çelin disa herë gjatë vitit.

AgroWeb.org ju mëson se si ta rrisni e të kujdeseni për të në shtëpitë tuaja.

Mbjellja

Kjo lule preferon të mbillet me rrënjët e zhytura fillimisht në një vazo të vogël.

Zgjidhni një vazo ose enë plastike vendosni rrënjët e lules duke lënë 2.5 cm hapësirë mes bazamentit dhe rrënjës.

Mbusheni atë me dhe dhe lëreni për pak kohë në vazo, kini parasysh të mos e mbullni shumë thëllë.

Krijoni vrima rreth e qark rrënjëve në mënyrë që ato të kenë mundësinë e ekspozimit dhe të thahen lehtë nga uji.

Kujdesi

Kjo lulet rritet në temperatura të ngrohta 18-21 gradë C ndaj edhe kur ta ujisni prisni derisa toka rreth saj është tharë plotësisht pë rta ujitur përsëri.

Kjo bimë preferon lagështi të moderuar prandaj mund të kërkojë ta mbuloni gjatë dimrit në mënyrë që të mos ngrijë apo të mos thithë lagështirë.

Ka nevojë të plehërohet çdo dy javë në pranverë dhe çdo javë në verë.

Koha më e mirë për ta mbjellë është fillimi i pranverës.

Bëni kujdes që pasi rrënjët të jenë rritur më shumë se ena ku i vendosët në fillim ta transferoni lulen tuaj në dhe të pastër.

Sëmundjet

Kjo lulet mund të ketë probleme me insektet, mizat e bardha dhe lloje të tjera të tyre.

Gjithashtu kalbja e lules mund të ndodhë për shkak se e keni ujitur më shumë nga sa duhet ose uji nuk ka arritur të thahet plotësisht.

Karketeristika të tjera

Siç ju shpjeguam dhe më lart kjo lule ka disa varietet apo ngjyra ku bluja dhe portokallia janë më të përhapurat.

Kjo lule arrin deri në 1 metër lartësi dhe lulet shfaqet përgjatë kërcellit të saj.

Këto lule siç j’ua tregon dhe emri i ngjajnë një zogu që po fluturon./AgroWeb.org