7 Ushqimet me Shijen më të Mirë që Mund të Konsumoni në Nëntor

3.5k 0

Nëntori, muaji perfekt për recetat e ngrohta dhe shumë të shijshme.

Nëse po pyesni veten se cilat janë produktet e kësaj stine AgroWeb.org iu sugjeron t’i hidhni një sy artikullit.

Sepse siç e dini, pjatat me shijen në të mirë janë ato që përgatiten me produktet e sezonit.

1. Majdanozi

Një element i kudo gjendur në receta, një burim i mirë i fibrave, vitaminës C,K, folatit dhe antioksidantëve, që do të ndihmojnë në forcimin e imunitetit gjatë ditëve të ftohta.

Majdanozi mund të përfshihet lehtësisht në sallatë, si për shembull në një kombinim fantastik të patateve të ëmbla, karrotave dhe trumzës së freskët.

Po ashtu nuk mund të mos përfshihet në lloje të ndryshme supash apo tavash të pjekura me mish.

2. Lakrat e Brukselit

Temperaturat e ftohta largojnë pak hidhësinë e lakrave të Brukselit.

Recetat më të thjeshta përfshijnë pjekjen e tyre, duke i shtypur dhe i spërkatur me djathë dhe erëza sipas dëshirës.

Por ato mund edhe të skuqen në mënyrë perfekte me qepë dhe proshutë.

3. Lakra

Ashtu si lakrat e Brukselit, edhe lakra është nja nga perimet që e shihni në treg në nëntor.  Zgjidhni kokat e lakrës që janë të dendura dhe të rënda kur i mbani në dorë. Recetat e tyre fillojnë që nga sallata e deri tek supat e ndryshme.

4. Karotat

Një tjetër perime me rrënjë që sjell në tryezat tuaja ëmbëlsi gjatë nëntorit. Një përbërës i kudogjendur, të cilin mund  ta konsumoni ashtu siç është por edhe të gatuar. Por për më tepër përfitime, AgroËeb.org iu sugjeron ta konsumoni të gatuar.

Ju mund t’i shtoni karrotat në sallatë, në supë, në gjellë, në tavat e pjekura dhe gjithashtu me to të përgatisni ëmbëlsira fantastike.

5. Preshi

Preshi është një ushqim i pasur me fibra që arrin kulmin në vjeshtë. Ato janë ndër ushqimet më të mira që ushqejnë mikrobet e shëndetshme të zorrëve tuaja.

Edhe ky produkt mund të përshfishet në receta të ndryshme si sallatë, supë, gjellë etj.

6. Kale

E gjelbër, e bukur dhe po aq e shëndetshme, kjo perime gjethe jeshile mund të përfshihet më së miri në supë, sallatë por edhe në pije të ndryshme me të cilat mund të nisni ditën tuaj me më tepër energji.

7. Qepa

Qepët e vjeshtës janë plot shije. Përfshijini në tava të pjekura me mish, sallatë dhe nëse doni të eksperimentoi edhe më, provoni të përgatisni supën e njour me qepë, bukë të thekur dhe djathë. /AgroWeb.org