Luleshtrydhet e Bardha – Çfarë Janë, Nga Vijnë dhe Cilat Janë Karakteristikat e Tyre

955 0

Ngjyra dhe shija delikate dhe delikate, janë arsyet për t’i provuar këto lloj luleshtrydhesh.

Luleshtrydhet e bardha, një varietet ende jo shumë i njohur, i prezantuar në botën e ushqimit në vitin 2020 nga Instituti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore të Universitetit të Floridës.

Kjo lloj luleshtrydheje ka Iindur nga kryqëzimi i një varieteti japonez dhe luleshtrydhes “klasike” të kuqe për të sjellë një shije të re dhe fantastike për konsumatorët në të gjithë botën.

Ajo që mbetet është të zbuloni të gjitha sekretet e këtij varieteti me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Vetitë dhe karakteristikat

Në vitin 2020, një grup studiuesish provuan të kryqëzonin një varietet luleshtrydheje japoneze me një kokërr të kuqe amerikane.

Kështu u arrit të prodhohej luleshtrydhja me një nuancë midis të bardhës dhe rozës, bazuar në nivelin e pjekurisë dhe ekspozimit në diell.

Ky varietet nuk ka lidhje me ngjyrmiet kimike që u bënhen disa produkteve.

Bardhësia e tyre lidhet me faktin se proteina përgjegjëse për pigmentimin e kuq nuk është e pranishme në këtë varietet, mangësi e cila nuk ndikon aspak në profilin e vlerave ushqyese.

Megjithatë, aspekti më interesant i luleshtrydhes së bardhë është shija e saj delikate dhe e butë, e cila të kujton disi edhe shijen e aromën e ananasit.

Ky është një varietet i preferuar më së shumti nga shefat e kuzhinës, për t’i dhënë recetave të tyre jo vetëm një pamje të pazakontë por edhe një shije unike./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.