4k 0

Si të Pastroni Ventilatorin ose Kondicionerin në Mënyrë Efikase

Një ventilator ose kondicioner i ndotur jo vetëm që nuk e bën punën siç duhet, por është gjithashtu një rrezik potencial për shëndetin, veçanërisht nëse keni mushkëri të ndjeshme ose alergji.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me mdetodat e pastrimit të tyre.

Si Të Pastroni Një Ventilator

Fillimisht ju duhet të çmontoni pjesët e jashtme të ventilatorit. Kjo do t’ju lejojë të keni akses në pjesët e brendshme edhe në pjesët më të vështira.

Ekzaminoni me kujdes ventilatorin për të gjetur kapëset që lidhin çdo pjesë të tij dhe më pas zbërthejini ato me një kaçavidë ose me dorë, në varësi të modelit.

Për të larguar pluhurat e mbledhur në të, ju mund të përdorni fillimisht një fshesë me korent.

Pas kësaj fshini helikat me një leckë të lagur në ujë të nxehtë me detergjent ose me uthull.

Për pjesët e ngushta përdorni një furçë dhëmbësh ose sfungjer.

Pasi të pastroni me kujdes pjesët e brendshme, vazhdoni me pjesët e jashtme.

Në fund thajini të gjitha pjesët me një leckë dhe montojini ato.

Si Të Pastroni Një Kondicioner

Shumica e kondicionerëve kanë një filtër të ripërdorshëm. Filtri bllokon hyrjen e pluhurit në pjesët e rëndësishme të sistemit.

Prandaj është e domosdodhme që të pastroni ose zëvendësoni filtrin sipas nevojës.

Ju duhet ta pastroni filtrin të paktën një herë në muaj, përndryshe performanca e kondicionerit nuk do të jetë maksimale.

AgroWeb.rg rekomandon pastrimin e filtrit me fshesë me korrent dhe më pas shpëlarjen e tij me ujë të nxehtë dhe në fund tharjen.

Detergjenti këshillohet të jetë i butë dhe i një cilësie të mirë.

Pasi ta shpëlani mirë e mirë, lëreni filtrin në një vend me diell që të thahet.

Në varësi të specifikave të shtëpisë dhe kafshëve tuaja shtëpiake, ju duhet t’i zëvendësoni apo t’i pastroni këto filtra çdo një deri në tre muaj.

Shumica e filtrave kanë të shënuar me një shigjetë që ju tregon se në cilën drejtim duhet të rrjedhë ajri.

Sigurohuni që kjo të përputhet me pajisjen tuaj. Përndryshe, pluhuri do të hyjë në sistem.

Ju duhet të kujdeseni gjithashtu që filtri të përshtatet mirë në fole.

Ndryshimi i filtrit është thelbësor, por mirëmbajtja do të ndihmojë kondicionerin tuaj që të jetojë më gjatë.

Një kontroll rutinë nga një profesionist do t’ju sigurojë që sistemi juaj po funksionon me efikasitetin maksimal dhe do të kapë çdo problem që mund t’i përkeqësojë gjërat me kalimin e kohës./AgroWeb.org