2.3k 0

Çfarë Mund të Bëni me Një Patate – Përdorimet Interesante Jashtë Kuzhinës

Patatja është e shijshme për t’u ngrënë, por edhe shumë e volitshme në përdorime të tjera, siç mund të jetë pastrimi i njollave apo shkëlqimi i këpucëve.

Lexoni këtë artikull të AgroWeb.org dhe do të habiteni me vlerat e patates jashtë kuzhinës suaj.

Pastrimi i pajisjeve me argjend

Pataten mund ta përdorni për pastrimin e lugëve, pirunjve dhe thikave të kuzhinës.

Zieni disa patate në ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri, hiqini patatet nga tenxherja.

Në të njëjtin ujë vendosni pajisjet e argjendit dhe mbajini për një orë.

Më pas thajini me një napë të pastër.

Heqja e ndryshkut

Aciditeti i patates ndihmon në largimin e ndryshkut. Fërkojini enët që kanë zënë ndryshk me një gjysëm patate.

Nëse ndryshku është ‘kokëfortë’ atëherë lyejeni pataten me pak kripë ose solucion larës dhe vazhdoni fërkimin.

Patatja për sytë e fryrë

Nëse në mëngjes zbuloni se pjesa e poshtme e syve është fryrë atëherë merrni dy feta patate dhe mbajini mbi sy për 10-15 minuta.

Patatja për dhimbjet muskulare

Ngroheni një patate në mikrovalë, mbështilleni me një peshqir dhe vendoseni mbi zonën muskulare ku ndieni dhimbje.

Pataten mund ta përdorni edhe si kompresë të ftohtë.

Në rastet kur keni dhimbje koke mund të përdorni patatet për të fërkuar zonën e dhimbjes.

Pataten mund të përdorni edhe kundër nxirjeve në trup, të djegurave apo të çarave në lëkurë.

Patatja kundër kripës së tepërt

Nëse e keni tepruar me kripën në gatimin tuaj, atëherë shtoni një ose dy patate në gjellë dhe mbajini për 10-15 minuta.

Kripa do të jetë në nivelin e duhur.

Patatja kundër njollave

Patatja është e shkëlqyer kundër njollave në shtëpi, sidomos ato të panxharit dhe frutave të pyllit.

Merrni një gjysëm patate, spërkateni me kripë dhe me të fërkonin zonën e njollosur.

Shkëlqimi i këpucëve

Fërkojini këpucët e lëkurës me një patate përpara se t’i lyeni me bojë.

Shkëlqimi do të jetë krejt i ndryshëm nga lustrimet e mëparshme.

Patatja si ushqim i shëndetshëm

Pataten mund ta përdorni si më lart, por edhe duhet ta hani në variantin e pjekur, zier apo kavërdisur.

Patatja është një burim i mirë i vitaminës C, B6, manganit, fosforit, niacinës dhe acidit pantotenik.

Patatja përmban shumë fibër dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.