1.8k 0

Cila është Temperatura Ideale për Dhomën e Gjumit – Gabimet që Ndikojnë tek Shëndeti

Gjumi është një pjesë thelbësore e shëndetit dhe mirëqenies.

Nëse njeriu nuk fle si dhe sa duhet, atëherë do të përballet me një luhatje të thellë hormonale dhe funksione të dobëta të trurit.

Mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë, rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, jo vetëm tek të rriturit por edhe tek fëmijët.

Gjumi i mirë nga ana tjetër ju ndihmon të hani më pak dhe të jeni të shëndetshëm.

Megjithatë, ai ndikohet edhe nga temperatura e dhomës së gjumit.

Cila Është Temperatura Ideale Për Dhomën e Gjumit

Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë.

Ju duhet të jeni të mbrojtur nga zhurmat e jashtme të cilat prishin gjumin.

Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 15 deri në 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Fikni dritat, shtrihuni në qetësi dhe transformojeni dhomën e gjumit në një oaz qetësie.

Temperatura e trupit bie ndjeshëm në fillim të procesit të gjumit dhe është e rëndësishme për cilësinë e tij.

Nëse temperatura e dhomës është në nivelet e lartpërmendura, atëherë rënia e nevojshme e temperaturës së trupit do jetë më e lehtë.

Nëse temperatura e dhomës është e parehatshme, tepër e ngrohtë apo tepër e ftohtë, atëherë ju me siguri do të zgjoheni gjatë natës.

Temperatura e dhomës është tepër e rëndësishme për cilësinë e gjumit të thellë, faza gjatë së cilës njeriu ëndërron.

Në lidhje me dhomën e gjumit të fëmijëve, temperatura në të duhet të jetë 20-21 gradë.

Këshilla Të Tjera Për Një Gjumë Cilësor

Më Shumë Dritë Gjatë Ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale.

Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më Pak Nuanca Blu Gjatë Mbrëmjes

Ekspozimi ndaj dritës natyrale gjatë ditës është i mirë, por ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu ka efekt të kundërt.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Ky ndriçim vjen nga pajisjet elektronike si kompjuteri apo celularët.

AgroWeb.org ju sugjeron të mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës, nëse keni vështirësi per të fjetur në darkë.

Gjumi Me Orar

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri.

Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Nëse nuk i përmbaheni orareve rregullisht, atëherë do të pengoni prodhimin e melatoninës që sinjalizon trurin kur është koha të flejë.

Nëse i përmbaheni orareve, shumë shpejt nuk do të keni nevojë për alarm.

Suplementët e Melatoninës

Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor.

Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci janë shumë të njohura për njerëzit që kanë vështirësi në të fjetur.

Suplementi duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Një tjetër suplement i dobishëm është magnezi që qetëson trupin dhe trurin dhe përmirëson qetësinë e gjumit.

Lavanda është një suplement bimor që ka efekt qetësues.

Mos Pini Alkol

Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet.

Alkoli përkeqëson simptomat e gërrhitjes dhe pagjumësisë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.