1.1k 0

Si Të Përballeni Me Fqinjët e Zhurmshëm

Një nga aspektet më dekurajuese të të jetuarit në apartament është pasja e një fqinji të zhurmshëm që nuk respekton oraret dhe rregullat e jetës në komunitet.

Zhurmat që vijnë nga fqinji mund të bëhen bezdisëse dhe acaruese për këdo, sidomos në këto kohë të vështira kur duhet të qëndrojmë mbyllur në shtëpi.

Ekspertët sugjerojnë disa këshilla praktike për t’i shpëtuar zhurmës.

Zgjidhni Katet e Larta

Nëse bezdiseni lehtë prej zhurmave, atëherë është më mirë të zgjidhni katet e larta.

Në përgjithësi njerëzit që jetojnë në katet e larta bëjnë më pak zhurmë por si në çdo gjë tjetër, edhe tek ky rregull ka përjashtime.

Përballuni Me Fqinjin

Në përballjen me fqinjin rekomandohet të ruani qetësinë dhe mirësjelljen.

Nëse nuk e keni takuar atë ndonjëherë personalisht, niseni bisedën me prezantimin dhe më pas vazhdoni me çështjen në fjalë.

Shprehuni lirisht për shqetësimin që po kaloni dhe kërkojini fqinjit me mirësjellje të ketë më shumë konsideratë për të tjerët.

Nëse keni fëmijë apo të moshuar në shtëpi, shpjegojini fqinjit me qetësi sa e rëndësishme është për ta qetësia.

Shmanguni Ndaj Përplasjeve

Kjo është e lehtë për tu thënë por e vështirë në praktikë.

Njerëzit përgjithësisht të zhurmshëm kanë tendencën të injorojnë me apo pa vetëdije fqinjët.

Ndaj në përballjen me ta, është e rëndësishme të mos fajësoni, të mos akuzoni dhe mbi të gjitha të mos kërcënoni.

Gjasat janë tepër të larta që fqinji në fjalë të kundërpërgjigjet dhe të reagojë me të njëjtën mënyrë dhe kësisoj zhurma do të bëhet hakmarrëse.

Kompromisi

Një mënyrë për të arritur atë që dëshironi është të negocioni dhe të arrini në kompromis.

Në varësi të situatës, fqinjit mund t’i duhen disa orë për të bërë punime në shtëpi, apo për të organizuar një aktivitet në shtëpi.

Nëse fqinji bie dakord, ai mund të pranojë të kryejë punimet në një orë të caktuar dhe të mos dëgjojë muzikë me volum të lartë pas një fashe të caktuar orari, sipas nevojave tuaja.

Kërkoni Ndihmë Tek Autoritetet

Ka shumë raste kur fqinji është thjesht kokëfortë dhe i paarsyeshëm dhe e shfrytëzon zhurmën për tu hakmarrë ndaj ankesës.

Në rastet kur pavarësisht bisedës, përpjekjet për kompromis dështojnë duhet të merrni Policinë Bashkiake dhe të ankoheni për zhurmën.

Kjo e fundit është e rëndësishme për të ruajtur qetësinë jo vetëm në pallat por në të gjithë komunitetin./AgroWeb.org