482 0

Si Të Zgjidhni Rrobat e Duhura Për Trupin Tuaj

Le ta pranojmë! Jo të gjithë prej nesh kanë lindur për të qenë model.

Format e trupit janë të ndryshme tek çdo njeri, por në shumë raste, zgjedhjet në garderobë, mund të përmirësojnë, por edhe të përkeqësojnë paraqitjen tuaj të jashtme.

Forma Drejtkëndore

Nëse shpatullat me ijet kanë të njëjtat përmasa, atëherë duhet të zgjidhni rroba që vënë në pah belin.

Mund të vishni një fustan tub dhe ta kombinoni me një rrip i cili krijon iluzionin e një beli të përkufizuar.

Formë Dardhe

Nëse keni një bel të hollë por ije të mëdha në krahasim me shpatullat dhe bustin, atëherë trupi juaj ka formën e dardhës.

Mënyra më e mirë si të visheni është që të zgjidhni rroba që rrisin volumin në pjesën e shpatullave duke krijuar kështu iluzionin e një trupi që ka formën e orës së rërës.

Në përzgjedhjen e rrobave, kujdesuni të zgjidhni ato që kanë gurë ose zbukurime të ndryshme në pjesën e bustit dhe të shpatullave, por sigurohuni që të theksoni belin.

Pantallonat dhe fundet duhet t’i zgjidhni në ngjyrë të errët.

Forma e Mollës

Nëse keni një trup të bëshëm me shpatulla të gjëra por këmbë të holla, atëherë trupi juaj ka formën e mollës.

Zgjidhni rroba që vënë në pah belin dhe i japin më shumë konture pjesës së poshtme.

Fundet merrini në formën e A-së për të krijuar ekuilibër.

Forma e Orës së Rërës

Nëse përmasat e shpatullave dhe ijeve janë të njëjta dhe beli juaj është i përkufizuar mirë, atëherë trupi juaj ka formën e orës së rërës.

Në këtë rast, rrobat e sipërme me ato të poshtme duhet të jenë në proporcion me njëra tjetrën.

Ekspertët e AgroËeb.org thonë se e veshura është një mision i lehtë, kur secila prej nesh e di se çfarë i shkon dhe çfarë jo./AgroWeb.org