708 0

Java e Kuzhinës Plot Surpriza dhe Oferta – Vendi që Duhet të Vizitoni Patjetër

I ftohti i acartë, shirat e shumtë dhe kufizimet në lëvizje me siguri j’ua kanë bërë më të vështirë daljen nga shtëpia dhe mbylljen e disa punëve të zakonshme.

Fundjavat që më parë mund të kenë qenë një moment arratisje nga rutina, tashmë janë kufizuar brenda shtëpisë apo qytetit tuaj.

E shumë aktivitete të tjera që ju shpërqedrojnë nga përditëshmëria të cilat ju ofrojnë disa momente ndryshe.

Në këtë artikull AgroWeb ju sugjeron vendin perfekt për të kaluar ditë ndryshe me të gjithë familjen.

Një vend ku jo vetëm që do të argëtoheni, por edhe do të përfitoni nga një sërë surprizash që ju presin vetëm ju.

Nuk po flasim për ndonjë restorant, kompleks akomodimi apo argëtimi, por për një vend që i mbledh të gjitha bashkë.

Quhet “Java e Kuzhinës” në Prestige Home dhe ofron shumë argëtim, ushqim të mirë, oferta e supriza për vizitorët e saj.

Nis java e ofertave dhe surprizave

I kushtohet një prej ambienteve më të rëndëishme e të përdorur në të gjithë shtëpinë që është kuzhina.

Vit i ri, shije të reja dhe një kuzhinë e re në shtëpinë tuaj, duken pa dyshim si kombinimi perfekt për t’ja nisur mbarë dhe e shumë prakticitet.

Nuk ka rëndësi nëse jeni të apasionuar pas gatimi apo jo, një shtëpi nuk është e plotë pa kuzhinën dhe të gjithë elementët e saj.

Nga serviset e vogla, tek moblijet, elektroshtëpiaket, tavolina e ngrënies, karriget apo aspiratorët e fuqishëm, Prestige Home i sjell në çmime ofertë për ju.

Plot 8 ditë oferta 21-28 Janar, kushtuar çdo elementi që përbën një kuzhinë cilësore vetëm në Prestige Home.

Bëhuni në pak çaste pjesë e dizanjit dhe magjisë që firmat lider në kompletimin e shtëpisë e në veçanti kuzhinës dhe dhomës së ngrënies ofrojnë ekskluzivisht vetëm për ju.

Më të mirët për kuzhinën tuaj 

Marka të njohura si Aran Cucine, TEKA, Pierre Cardin Home, Miele, Bicaku Stone, Vox Electronics, La Forchetta, apo Casal të gjitha një hap larg për tu bërë pjesë e shtëpisë tuaj.

Cilësia Italiane nuk ka të krahasuar dhe magjinë e saj mund ta prekni në kuzhinat Aran Cucine.

Me më shumë se 30 linja të ndryshme, kjo firmë ju lejon të zgjidhni kuzhinën tuaj të ëndrrave nga ato klasiket e tradicionalet deri tek më modernet.

E çfarë e kompleton një kuzhinë perfekte janë paisjet e mira elektroshtëpiake të cilat i gjeni në çmime ofertë nga TEKA, Miele apo Vox Electronics të gjitha në dispozicionin e nevojave tuaja.

Një emër jo pak i njohur në botën e dizanjit është padyshim ai i Pierre Cardin Home që do i japë dhomës tuaj të ngrënies prekjen e duhur të elegancës.

Tryeza dhe karrige elegante për ta kthyer këtë ambient të shtëpisë një copëz arti të kuruar në detaje.

Shtroni treyza të bukura e plot shije në çdo rast me serviset, kompletet e pjatave, gotave apo çdo lloj porcelain apo qelqi me modelet më unike në treg për ju i ofron La Forchetta.

Gjithçka që ju duhet me cilësinë e markave lider në treg vjen me më shumë se – 30% ulje vetëm në javën e kuzhinës e surprivave.

Ushqim dhe argëtim në Prestige Home

E ndërsa e diela e 24 Janarit rezervon surpriza për të gjithë vizitorët e showroomit të Prestige Home.

Me siguri sa herë që doni të investoni në një produkt mendoni se si do të jetë performanca e tij, si do ta lehtësojë jetën tuaj, a është i duhuri dhe a ja vlen për çmimin që ka.

Të gjitha pikëpyetjet tuaja, mund t’i shuani vetëm me një vizitë të shpejtë në banakun e këtyre kuzhinave të kompletuara.

Për të testuar të gjithë elemenetët e kuzhinave cilësore dhe plot stil që Prestige Home ofron, provën e parë do ta kryejë fituesi i “Masterchef Albania”, Alfio Rrotani.

Plot me shije e aromë shtëpie, shef Alfio do të përgatisë delikatesa të vogla nga recetat tuaja të preferuara direkt nga kuzhinat e ekspozuara në Prestige Home.

Kështu do të përfitoni jo vetëm një eksperincë të veçantë shijimi, por edhe më shumë informacion mbi cilësinë e produktit që po blini.

Njejtë si në shtëpi rreth tyrezës me të gjithë familjen, bëhuni pjesë e javës së kuzhinës për shumë argëtim vetëm në showroomin e Prestige Home, autostrada Tiranë-Durrës km12./AgroWeb.org