969 0

Si të Pastroni Shpejt Tavën e Gatimit të Gjelit

Në ditën e ndërrimit të viteve kuzhina e një amvise mund të kthehet në një fushëbetejë ku kryefjala qëndron tek enët e palara, të cilat për hir të të vërtetës akumulohen shpejt në lavaman.

Duke qenë se koha në dispozicion për përgatitjen sa më parë të gatimeve është e një rëndësie të madhe, amvisat duhet në parim të kenë ‘katër duar’.

Megjithatë, në këto raste vjen në ndihmë një produkt që nuk mungon në kuzhinë.

Bëhet fjalë për sodën e bukës e cila përshpejton procesin e pastrimit të enëve, sidomos tenxhereve, tavave dhe tepsive të cilat duhen vënë sërish në punë.

Tenxheret, tespitë dhe tavat mund të bëhen pis shumë shpejt, veçanërisht nëse në to ngjitet ushqimi i djegur.

Si Të Pastroni Shpejt Enët e Gatimit

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se tavat dhe tenxheret e pisëta që duhet t’i vini në përdorim mund të pastrohen shumë mirë me sodë buke

Nëse vëreni se në sipërfaqen e enës tuaj të gatimit janë ngjitur mbetje ushqimore të djegura, mos u mërzisni.

Ka një zgjidhje dhe me siguri nuk do ju duhet të fërkoni me mund fundin e tenxheres apo tavën.

Hapi i parë që duhet të bëni është që sipërfaqen e enës ta lyeni me sodë buke.

E gjithë sipërfaqja duhet veshur me sodën e bardhë, thonë ekspertët e AgroWeb.org

Më pas, sipër sodës së bukës mund të hidhni larës të lëngshëm enësh dhe në fund, ujë të nxehtë.

Lëreni enën mënjanë për minimalisht 15 minuta dhe më pas fërkojeni me larës.

Soda e bukës do të mundësojë eliminimin e shpejtë të mbetjeve ushqimore që janë ngjitur në fund dhe nuk do të duhet të rrini për një kohë shumë të gjatë në lavaman.

Një mënyrë tjetër është që enën me gjithë solucionin me sodë buke ta fusni në ngrirje.

Kjo e fundit do të përshpejtojë eliminimin e mbetjeve ushqimore dhe pastrimin e enëve tuaja./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.