2017: Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim

668 0

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim.

Kjo është një mundësi unike për të ndërgjegjësuar sektorin publik dhe privat, por edhe qytetarët mbi kontributin e turizmit të qëndrueshëm në procesin e zhvillimit. Gjithashtu mobilizon të gjitha grupet e interesit për të punuar së bashku me qëllim shndërrimin e turizmit në një katalizator të ndryshimeve pozitive.

Në kontekstin e Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm të vitit 2030 dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Viti Ndërkombëtar synon të mbështesë ndryshimet në hartimin e politikave, praktikat e biznesit dhe sjelljet e konsumatorëve në kuadër të një turizmi, i cili kontribuon në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Viti Ndërkombëtar 2017 do të promovojë turizmin me këto pesë qëllime:

1. Rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse
2. Gjithëpërfshirje sociale, punësim dhe reduktim të varfërisë
3. Rritje e efiçensës së aeteve turistike, mbrojtje e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike
4. Vlerat kulturore, diversiteti dhe trashëgimia
5. Mirëkuptimi reciprok, paqja dhe siguria

Agjensia e Specializuar e Kombeve të Bashkuara për Turizmin është caktuar për të ndihmuar Organizatën Botërore të Turizmit me implementimin e Vitit Ndërkombëtar në bashkëpunim me qeveritë përkatëse, organizatat pranë Kombeve të Bashkuara, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu grupet e ndryshme të interesit.

Një fushë e re me potencial të madh zhvillimi në Shqipëri është agroturizmi. Zbulimi dhe zbatimi i praktikave të duhura të lidhura me këtë fushë, mund të jetë njësoj si zbulimi i një miniere ari.

Hapja e ambienteve të fermave ndaj turistëve, të cilët do të dëshironin të njiheshin nga afër me të gjitha proceset e prodhimit, do t’i afronte ata më shumë me produktin. Familjarizimi me veprimtaritë rurale rrit ndjenjën e përkatësisë dhe besnikërisë ndaj produktit dhe firmës.

Krijimi i fermave organike në vendin tonë është një hap përpara drejt zhvillimit të agroturizmit. Në to vizitorët mund të ndjekin nga afër të gjitha ambientet e prodhimit në fermë dhe të konsumojnë më tej mes qetësisë dhe gjelbërimit, produktet e fermës. Mundësitë e shfrytëzimit të fermës janë të pafundme dhe nuk lidhen vetëm me prodhimin./AgroWeb.org