Ky Zakon i Përditshëm në Punë Po ju Dëmton Shëndetin Mendor

Nëse puna është pjesë e përditshmërisë tuaj me siguri i kujtoni ditët stresuese e të lodhshme që mund të keni kaluar.

Stresi në punë është një nga shqetësimet më të mëdha që njerëzit përjetojnë ndaj dhe ekspertët kanë kthyer sytë nga ky problem.

Sipas tyre fokusimi i gjithë ditës tuaj në profesionin që mbani mund t’ju dëmtojë shëndetin mendor.

Çfarë duhet të dini?

Me nisjen e pandemisë puna në shtëpi u bë një detyrim, por edhe trend me orare të tejzgjatura të cilat ndikuan jetesën e përditshme.

Në këtë mënyrë normaliteti i ri shfaqi edhe problemet e para tek njerëzit të cilat shpreheshin se ishin tej mase të lodhur.

Në një studim ku morën pjesë 2000 persona u vu re se një të rrituri i duhen rreth 4 ditë për të mos menduar më për punën.

E një nga problemet më të mëdha të njerëzve sot është mbingarkesa me punën edhe pas orarit zyrtar.

Një studim nga Universiteti i South Australia, tregon se kur puna ju dominon jetesën, rezultatet mund të jenë negative.

Rreth 26% e punonjësve në këtë studim u përgjigjën se janë të detyruar t’ju përgjigjën mesazheve edhe pas mbarimit të orarit të punës.

Ekspertët bëjnë thirrje që të gjitha punët t’i mbyllni brenda orës 5 pasi rrezikoni të vuani nga stresi dhe lodhja e vazhdueshme.

Relaksi dhe koha kushtuar vetes nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë.

Sipas ekspertëve kur injoroni telefonatat mesazhet apo thirrjet e ndryshme për punë pas orarit zyratr i jepni mundësi vetes të jeni një punonjës më i mirë.

Në këtë mënyrë keni më shumë kohë të shplodheni nga ana psikologjike dhe do të jeni njeri më i shëndetshmëm.

Çfarë rekomandohet

Siç ju theksuam edhe më sipër, është shumë e rëndësishme që punëdhënësit dhe punonjësit të jenë fleksibël në këtë pjesë.

Është shumë më e shëndetshme që  t’i lini punët e mbetura përgjysmë për orarin zyrtar të punës se sa të mbingarkoheni çdo ditë të javës.

Kjo duhet të vlejë sidomos për personat të cilët ndihen sikur puna po ju dominon jetesën dhe janë tej mase të stresuar./AgroWeb.org

Pfizer: Përforcuesi i COVID-19 mund të jepet bashkë me vaksinën e pneumonisë

Kompania farmaceutike Pfizer dha se dozat e saj përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare.

Pfizer tha se këto të dhëna dalin te studimet e kryera te personat mbi 65 vjeç dhe se studimi është në fazën e fundit.

Në studimin, që nisi në muajin maj, kompania ka testuar vaksinën e gjeneratës së ardhshme pneumokokale të quajtur PREVNAR 20 dhe 570 pjesëmarrësit në studim e kanë marrë këtë vaksinë së bashku me dozën përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër coronavirusit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Qëllimi i studimit ishte që të testohet siguria e këtij kombinimi dhe përgjigja imunitare, duke shtuar vaksinën kundër pneumonisë dhe vaksinës ekzistuese kundër COVID-19.

Të dhënat e këtij studimi mbështesin administrimin potencial të PREVNAR 20 së bashku me vaksinën e Pfizerit kundër coronavirusit, që thuhet se redukton numrin e vizitave të njerëzve te mjekët apo farmacitë për imunizimin e rekomanduar, tha Pfizer.

Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna në qershor të vitit të kaluar miratoi përdorimin e PREVNAR 20 me qëllim që të ndihmojnë popullsinë e rritur kundër sëmundjeve pneumokokale dhe kundër pneumonisë.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin marrë nga studimi i fazës së fundit për vaksinën kundër COVID-19. Që të gjithë kishin qenë të imunizuar me dozën e dytë të paktën gjashtë muaj para se të merrnin pjesë në këtë studim të ri./Burimi:EuroNews

A Mundet Misri Lejla Të Reduktojë Inflamacionin Dhe Menaxhojë Diabetin?

Të ndjekësh një regjim ushqimor të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e shumë sëmundjeve përfshirë edhe diabetin.

Edhe pse misri lejla mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë kur bëhet fjalë për diabetin, ai mund të jetë vërtetë një zgjedhje perfekte.

Një studim i vitit 2017, ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se minjtë që u ushqyen me këtë lloj misri, patën më pak dhjamë rreth barku, nivele optimale të kolesterolit, triglicerideve dhe ulje të tensionit të lartë,

Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org nga studime të ndryshme, studiuesit dolën në përfundimin se fitokimikatet në varietet e misrit lejla mund të reduktojnë inflamacionin dhe të përmirësojë nivelet e insulinës në gjak. Por si ndodh kjo?

Si misri lejla mund të menaxhojë inflamacion dhe obezitetin?

Për këtë hulumitn, studiuesit shpenzuan 4 vjet duke rritur 20 varietete të reja misri, derivate të misrit të kuq Apache.

Ata nxorrën përbërjet kimike të pranishme në shtresën e jashtme të kokrrave të misrit.

Çdo ekstrakt i nxjerrë kishte një profil unik të antocianineve, fitokimikateve dhe të polifenoleve.

Pasi testuan fuqinë e këtyre ekstrakteve tek qelizat e infamuara dhe qelizat përgjegjëse për diabetin tek minjtë, ata vunë re disa ndryshime pozitive në lidhje me diabetin dhe inflamacionin.

Studiuesit po vazhdojnë punën e tyre me qëllimin e mbarështimit të hibrideve të misrit duke kombinuar fitokimikatet që treguan potencial më të madh në studim.

Pse fitokimikatet janë të mira për shëndetin?

Fitokimikatet janë një grupim i 500 llojeve polifenolesh.

Polifenolet janë një kategori kimikatesh që gjenden natyrshëm tek bimët dhe mund të kategorizohen si mëposhtë:

flavonoidet

acidet fenolike

stilbene

lignanet

Në përgjithësi, polifenolet duket se ofrojnë shumë përfitime premtuese shëndetësore.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime përpara se polifenolet të rekomandohen si doza shtesë.

Tani për tani, është më mirë të konsumoni polifenole në formën e tyre natyrale.

Një model i të ushqyerit që përfshin shumë ushqime të të pasura me polifenole është zgjedhja e duhur që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Ushqimet me shumë polifenole

Ushqimet me bazë bimore si perimet dhe frutat priren të jenë të larta në polifenole.

Numri i polifenoleve në një ushqim mund të ndryshojë në varësi të vendit ku rritet ushqimi, si kultivohet dhe transportohet, sa i pjekur është dhe si gatuhet ose përgatitet.

Disa nga burimet më të zakonshme të polifenoleve janë:

Frutat si: agrumet, mollët, rrushi, pjeshka, qershitë, boronica, lëngu i shegës, mjedra, manaferrat e zeza, kumbullat, luleshtrydhet, kajsitë.

Perimet si: spinaqi, qepët, patatet, ullinj të zi dhe jeshil, angjinare, brokoli, asparagu, karrotat.

Drithërat e plota si: miell gruri, thekër dhe tërshërë

Gjithashtu edhe tek arrorët, farat dhe legumet.

Pijet si: kafeja, çaji, vera e kuqe.

Tek yndyrnat si: çokollata e zezë, vaj ulliri i virgjër, vaj susami. Tek erëzat si: shafrani, rigoni i thatë, rozmarinë e thatë, salcë soje, karafil, mente i thatë, ylli anise, sherebela e thatë, mente e thatë, trumzë e thatë, borzilok i thatë, xhenxhefil i tharë, kanellë./AgroWeb.org

Lënda Ushquese Që Mbron Qelizat E Trupit Nga Dëmtimi

Rutina është një nga shumë lëndët ushqyese që marrim nga frutat dhe perimet.

Si shumë fitonutrientë, Rutina klasifikohet si antioksidant.

Kjo do të thotë se ajo mbron qelizat tuaja nga dëmtimi prej substancave të dëmshme të tilla si duhani, ajri i ndotur etj.

Gjithashtu antioksidantët ndihmojnë trupin të balancojë nivelet e inflamacionit në trup.

Roli i veçantë i Rutinës është të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke forcuar funksionin e enëve të gjakut.

Shumica e njerëzve që kanë një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime e kanë të lehtë të marrin sasinë e duhur të Rutinës.

Megjithatë ekzistojnë edhe disa suplemente ditore nga të cilat mund të përfitoni më tepër lëndë të tilla ushqyese.

Por, a janë vërtetë këto suplemente të sigurta për shëndetin tuaj? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me të dhënat e mbledhura.

Përfitimet e mundshme nga suplementet e Rutinës

Kërkimet shkencore kanë hulumtuar për mënyrën se si ky suplement mund të ndihmojnë me diabetin, kancerin, shëndetin e lëkurës, syve, zemrës etj.

Studiuesit shprehen se evidencat janë të pakta dhe se përfundimet e studimeve mbështeten vetëm tek eksperimetet me kafshë.

Ky është shkaku pse ata nuk mund të thonë me siguri se si suplementet me Rutinë mund të ndikojnë në organizëm.

Për më tepër ekspertët thonë se shumica e studimeve kanë më shumë se një dekadë që janë kryer.

Rreziqet dhe efektet anësore

Njëjtë si për përfitimet edhe kërkimet për rreziqet dhe efektet anësore të këtij suplementi janë të kufizuara.

Por duke u bazuar në të dhënat që janë në dispozicion, mund të thuhet se disa nga efektet anësore mund të jenë:

Dhimbje koke

Rrahje të çrregullta zemre

Turbullim në shikim

Nervozizëm

Marrje mendsh

Acarim i lëkurës

Ndjesi rëndese tek këmbët

Enjtje e gjymtyrëve

Prani e ujit në gjunjë

Kapsllëk

AgroWeb.org ju sugjeron që përapara se të merrni suplemente të tilla të konsultoheni fillimisht me mjekun tuaj.

Për arsye se disa suplemente kanë efekte anësore dhe mund të interferojnë me medikamentet që mund të jeni duke marrë.

Ushqimet e pasura me Rutinë

Duke qenë se trupi juaj nuk mund të prodhojë Rutinë është e rëndësishme t’a merrni atë nga ushqimet.

Dhe sigurisht që kjo është mënyra më e sigurtë për të marrë çdo vlerë ushqyese që i duhet trupit.

Ushqimet më të pasura me Rutinë janë:

Mollët (kur konsumohen me lëkurë)

Çaji i zi dhe jeshil

Asparagu

Agrumet

Boronica

Hikërra

Fiqtë

A e dëmton doza e tretë e vaksinës sistemin imunitar të një personi?

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Siva Bino ka hedhur poshtë aludimet që qarkullojnë se përdorimi i dozës përforcuese të vaksinës anti-Covid mund të dëmtojë sistemin imunitar të një personi.

Sipas Binos, doza përforcuese kryhet pasi ka rënë niveli i kundërtrupave tek një person.

“Dozat përforcuese njihen e kryhen në të gjitha sëmundjet infektive që parandalohen nga vaksinat”, theksoi Bino.

Pyetje: Përdorimi i dozës përforcuese të vaksinimit a rrezikon dëmtimin e imunitetit?

Silva Bino: Nuk ka asnjë lidhje me dëmtimin e imunitetit, se dëmtimi i imunitetit është koncept tjetër, dëmtohet për arsye të ndryshme.

Pjesa tjetër është interferenca që mund të ketë për prodhimin e kundërtrupave, gjë që nuk ndodh se ka kohë të caktuar kur kryhet doza përforcuese.

Doza përforcuese kryhet sepse kemi rënie të nivelit të kundërtrupave sa kohë kemi rënie të këtij niveli s’kemi si të kemi dëmtime apo mos reagime të tilla.

Dozat përforcuese njihen e kryhen në të gjitha sëmundjet infektive që parandalohen nga vaksinat./Burimi:Panorama

Patëllxhani Turk – Varieteti I Veçantë Plot Shije Dhe Vlera

Ky lloj patëllxhani në gjuhën shkencore njihet si Solanum melongena.

Ai është një varietet që origjinën e ka nga Turqia dhe prodhon fruta në ngjyrë të portokalltë të cilat ngjasojnë me domatet.

Patëllxhanët kanë nevojnë për shumë diell, ujitje të bollshme dhe një tokë të pasur, fertile dhe me drenazhim të mirë.

Ato nuk rriten mirë në tokë me shumë ujë dhe me aciditet të lartë.

Por si mund të përdoret në kuzhinë dhe për qëllime mjekësore? AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me përgjigjet e sakta.

Përdorimi në kuzhinë

Patëllxhani Turk është shumë i ëmbël dhe i shijshëm.

Ju mund t’i përdorni ata edhe nëse janë akoma jeshilë dhe farat nuk janë të zhvilluara plotësisht.

Kur janë ende të rinj mund të zihen ose të përdoren për të bërë salcë.

Kur ngjyra e tyre është e kuqe e ndezur, ato janë ideale për t’u pjekur.

Ato janë gjithashtu të përkryera edhe për skuqje, mbushje por edhe mund të përdoren edhe për pica.

Ju gjithashtu mund t’i shoqëroni me patate, domate e speca.

Mund të kombinohen në mënyrë prefekte me hudhra, kopër dhe rigon, koriandër ose majdanoz.

Struktura e tij “mishtore” e bën patëllxhanin një element kryesor në dietat vegjetariane.

Patëllxhani turk ka një jetëgjatësi të shkurtër dhe duhet të përdoret brenda dy deri tre ditësh.

Këshillohet t’i ruani në një vend të ftohtë e të thatë derisa të jenë gati për t’u përdorur.

Përdorimi për arsye mjekësore

Patëllxhani turk është një burim i pasur i likopenit, i cili konsiderohet si një antioksidant.

Likopeni gjendet në lëkurën e patëllxhanit dhe zhvillohet sapo fruti piqet.

Likopeni mund të ndihmojë kundër kancerit. Ai mund të parandalojë, luftojë dhe riparojë dhe dëmtimin e qelizave.

Patëllxhani Turk është i pasur edhe me bioflavonoidë që ndihmojnë gjithashtu në luftimin e kancerit.

Ai është ulët në yndyrna të ngopura, natrium e kolesterol dhe i lartë në fibra.

Një nga ushqimet më të mira që ndihmon nëse dëshironi të humbisni peshë sepse përmban vetëm 25 kalori për racion.

Përmban folate, kalium, mangan, vitamina C dhe K, Tiaminë, Niacin, B-6, Acid Pantotenik, Magnez, Fosfor dhe Bakër.

Patëllxhani i papërpunuar mund të aplikohet në sipërfaqe në rast pickimi nga akrepi dhe një kompresë e mbushur me patëllxhan mund të aplikohet për të trajtuar morthin./AgroWeb.org

A Është Gjenetike Sëmundja e Depresionit? – Flasin Mjekët Për Faktet Që Duhet T’i Dini


Çrregullimi i madh depresiv është një sëmundje e zakonshme mendore, që prek 19 milionë adoleshentë dhe të rritur. Kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur, sipas “Health Line”.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh. Por faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës përcaktojnë gjithashtu rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini!

A është depresioni gjenetik?

Nuk ka asnjë gjen specifik që dihet se shkakton depresionin. Me shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë, gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tek ju.

Nëse keni një prind ose një vëlla ose motër me depresion, rreziku juaj për të zhvilluar depresion është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%.

Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë“,- thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.

Studimet e ndryshme ndër vite kanë qenë një metodë e dobishme për studiuesit për të hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit.

Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme. Studimet binjake shpesh përdoren sepse binjakët identikë kanë të njëjtat gjene, duke eliminuar gjenet si një ndryshore.

Një studim i vitit 2009 në “Regjistrin e Binjakëve të Universitetit të Uashingtonit” vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1.064 çifteve binjake.

Një studim tjetër i binjakëve në Suedi i vitit 2006 publikuar në “American Journal of Psychiatry” zbuloi se trashëgimia e depresionit të madh ishte 42% tek gratë dhe 29% tek burrat, duke treguar që disa faktorë gjenetikë të rrezikut mund të jenë specifikë për seksin.

Faktorët e rrezikut për depresion

Witlen thotë se shkaku i depresionit është multifaktorial, kështu që ndërsa gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion, ato nuk janë gjithë arsyet e mundshme. Faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës kontribuojnë në depresion, stili i jetesës, ushqimi, etj./Burimi:Panorama

8 Vajra Esencialë Kundër Dhimbjeve të Kokës


Dhimbja e kokës shkaktohet nga tensioni i gjakut, hormonet, stresi e të tjerë.

Dhimbja është më e mprehtë në rastin e migrenës.

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, provoni këto tetë vajra esencialë përpara se të përdorni ilaçin e rradhës.

Ekspertët bimorë rekomandojnë vajrat esencialë që shërojnë çdo dhimbje koke, pavarësisht nga shkaku.

 Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni

Ju duket sikur ua kanë shtrënguar kokën me mjete të mprehta? Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni shërohet me vaj nenexhiku.

Ky i fundit jo vetëm që largon dhimbjet por ka një efekt shumë freskues që u vjen në ndihmë muskujve.

Shtoni 10 pika me vaj esencial në  28 gramë të një vaji mbartës (vaj jojobe ose arre kokosi) dhe masazhoni qafën dhe shpatullat.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga stresi

Stresi është një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës.

Studimet kanë treguar se nuhatja e aromave ul stresin, nivelin e kortizolit dhe tensionin e gjakut.

Zgjidhni vajin e lavandës apo vajrat e agrumeve.

Nuhatja e kësaj arome ngadalëson zemrën, qetëson sistemin nervor dhe ju ndihmon të qetësoheni.

Lagni një shami me pak vaj esencial dhe nuhateni.

Migrena ikën me lavandë

Aroma e lavandës të qetëson, të vë në gjumë, rregullon nivelet e serotoninës dhe përmirëson sistemin nervor.

Nëse huasni aromën e lavandës për 15 minuta dhimbja e migrenës do të ikë.

Sapo të vëreni shenjat e para të dhimbjes nuhatni vajin ose përdoreni për masazh të nofullave, ballit dhe skajeve të tij

 Dhimbjet hormonale shërohen me barbarozë

Hormonet janë mike dhe armike. Dhimbjet e kokës të shkaktuara prej tyre shërohen me barbarozë.

Në rastin e këtyre dhimbjeve, ju duhet të përdorni një pikë vaj esencial në një lugë çaji me vaj bartës dhe të masazhoni zonën abdominale.

Në të kundërt, bëni një banjë dhe hidhni në vaskë 5-8 pika nga ky vaj esencial.

Dhimbja e kokës nga dehidratimi

73 përqind e trurit përbëhet nga uji ndaj hidratimi është i rëndësishëm.

Nëse jeni të dehidratuar atëherë do të keni dhimbje koke.

Kompresat e ftohta me vajra esencialë të nenexhikut, portokallit ose mandarinës shërbejnë më së miri kundër dhimbjeve.

Dhimbja e kokës nga arsye të tjera

Vajrat esencialë të rozmarinës, lavandës, nenexhikut mund të përzihen së bashku dhe të zgjidhni një sërë dhimbjesh.

Ato mund t’i përdorni jo vetëm për nuhatje, por edhe për masazh, banjë dhe për aromatizimin e ambienteve të ndenjes dhe fjetjes./AgroWeb.org

Receta Fantastike E Kungujve Me Uthull – Shije Delikate Dhe Plot Shëndet


Çdo vakt i cili përfshin kungujt ka përfitime të mëdha shëndetësore,të cilat sigurisht që ia vlejnë t’i konsumoni.

Dihet që kungulli i njomë rrit energjinë,ndihmon në funksionalitetin e tiroides, përmirëson shëndetin e syve, ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin, ndalon inflamacionin, madje thuhet se ngadalëson proçesin e plakjes! Lista është shumë e gjatë.

Receta që AgroWeb.org ju sugjeron me kunguj e uthull balsamike, i çon kungulleshkat në një nivel tjetër.

Kjo recetë është një shembull i përkryer se si një ushqim si kungulli mund të shëndrrojë një pjatë mesatare në një pjatë të shkëlqyer!

Uthulla balsamike jo vetëm që rrit ëmbëlsinë e kungujve, por i shton edhe një sfond të bukur.

Për pak kontrast dhe një shije të veçantë, provoni të shtoni një grusht me stika pishe të pjekura, bajame ose arra.

Receta Për 4 Persona

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 kunguj të njomë, të prerë në formë rrethore

2 thelpinj hudhër, të grirë

2 lugë gjelle uthull balsamike

Kripë dhe piper i zi për shije

Nenexhik,i copëtuar (sipas dëshirës)

Hapat që duhet të ndiqni:

Një një tigan të madh, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni vajin dhe ta lini të nxehet në zjarr mesatar.

Pasi të jetë nxehur vaji, shtoni kungujt dhe hudhrat e grira. Përziejini për rreth 7-10 minuta, derisa kungujt të zbuten dhe të skuqen lehtë.

Kur të shihni se kungujt kanë filluar të skuqen, shtoni uthullën dhe gatuajeni për rreth 3-4 minuta, derisa lëngu të trashet dhe të ngjitet tek kungulleshkat.

Shtoni kripë dhe piper. Gjithashtu mund të shtoni nenexhik nëse e preferoni.

Këshillë nga AgroWeb

Gatimi është art më vete, prandaj nuk keni pse të limitoheni. AgroWeb.org ju  këshillon të eksperimentoni edhe me këtë pjatë, duke e shndërruar fare lehtë në një pjatë akoma edhe më të shijshme.

Ju mund ta mbani atë një pjatë vegjetariane ose mund t’i shtoni mish për të pasur më shumë proteina. Këtu janë disa sugjerime :

-Mund të shtoni rukola dhe djathë.

-Mund ta përdorni si një zbukurim, të shijshëm dhe të shëndetshëm, mbi një biftek.

-Mund ta përdorni si një përbërës të shkëlqyer në sallatën e makaronave.

-Mund ta shtoni në një sanduiç, për vlera më të larta ushqyese./AgroWeb.org

 

Si Të Përgatisni Kabuninë e Beratit Vetë Në Shtëpi


Është një nga recetat që jo vetëm i ka rezistuar shekujve por me kalimin e kohës është lartësuar edhe më shumë për shijen autentike të saj.

Kabunia, është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, me aromë paksa mistike. Është një nga recetat që jo vetëm i ka rezistuar shekujve por me kalimin e kohës është lartësuar edhe më shumë për shijen autentike të saj.

Kabunia njihet si traditë e kuzhinës shqiptare e përgatitur nga të gjitha trevat, origjina e saj vjen nga vendet e Lindjes.

Receta e Kabunisë njihet gjerësisht në kuzhinën orientale.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mësohet se Kabunia ka qenë ëmbëlsira e preferuar e sulltanëve, të cilët e konsumonin rregullisht atë, jo vetëm për shijen e mrekullueshme por edhe për të fituar energji dhe forcë.

Nxjerrja e kabunisë në tryezën e miqve është shenjë e fortë e shprehjes së mirëseardhjes, respektit dhe dashurisë për të ftuarit.

Oriz më rrush të thatë, bajame, karafila e kanellë. Mjaftojnë këta përbërës për të të ngacmuar fantazitë e shijes dhe dëshirën për të shijuar këtë ëmbëlsirë të vjetër.

Receta që AgroWeb.org sjell sot tregon se si krejt lehtë kjo ëmbëlsirë që ka “magjepsur” edhe sulltanët mund të përgatitet në shtëpi për t’u shijuar me familjen, me miqtë e të ftuarit.

Përbërësit

500 gr oriz

1 litër lëng mishi dashi (ose ujë)

200 gr sheqer

150 gr rrush të thatë

100 gr gjalp

1 lugë vaj ulliri

Disa fara karafili

Pak kripë

Pak kanellë

Përgatitja e Kabunisë

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit bashkë me gjalpin. Pasi gjalpi shkrihet hedhim orizin dhe e përziejmë për pak minuta derisa orizi të përthithë plotësisht masën e gjalpit të shkrirë.

Më pas hedhim me ngadalë ujin e valuar, pak kripë dhe disa fara karafili.

E lemë masën të ziejë të mbuluar me kapak në zjarr të ngadaltë.

Për të përftuar ngjyrën e praruar të artë të Kabunisë, përgatisim karamelin duke skuqur 2 lugë sheqer me pak vaj ulliri. Pasi është skuqur sheqeri, e shtojmë te kabunia gjatë zierjes.

Në momentin kur uji shteron dhe orizi nis të nxjerrë disa bulëza në sipërfaqe e heqim nga zjarri.

Tenxheren e mbulojmë me një pecetë të pastër duke i vendosur kapakun sipër për 15 minuta në mënyrë që të zbutet orizi.

Më pas, orizin e hedhim në një tavë qelqi ku hedhim sipër rrushin e thatë dhe disa fara karafilash. E lemë përsëri 10 minuta dhe më pas i hedhim sheqerin.

E përziejmë derisa sheqeri të tretet dhe pastaj e hedhim në pjata. Për t’i shtuar shije, sipër i hedhim kanellë dhe Kabunia e famshme e Beratit është gati për tryezën tuaj./AgroWeb.org

Ushqimet Më Të Mira Për Shëndetin e Mushkërive dhe Jetë të Gjatë


Pa mushkëritë nuk ka jetë.

Ato janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gjakut drejt të gjithë organizmit.

Sistemi i frymëmarrjes duhet mbrojtur me fanatizëm për një jetë më të gjatë.

Mbrojtja fillon duke u kujdesur në ushqimet, pijet dhe substancat që lejojmë të futen në organizëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet dhe pijet më të domosdoshme për shëndetin e mushkërive.

Uji

Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht.

Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë niveli i irritimit të tyre.

Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.

Frutat e Pyllit

Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave.

Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat.

Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.

Fasulet

Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë.

Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqind të nevojës ditore për fibër.

Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive.

Mollët

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive.

Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrezikun e kancerit të mushkërive.

Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.

Shega

Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme.

Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.

Specat e Kuq Djegës

Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet.

Kapsaicina, një përbërës aktiv i specave, pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mushkëri./AgroWeb.org

Mëngjeset Për Shëndetin e Veshkave – Kujdesi që ju Duhet


Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.

Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura

Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup.

Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes.

Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes Me Proteinën

Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak.

Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një menu të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine.

Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni Dorë Nga Kripa

Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës.

Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra.

Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallamëra sepse përmbajnë shumë kripë.

Disa Rekomandime 

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme:

Një tas me tërshërë të pasur me hekur,

Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë,

Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli.

Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup./AgroWeb.org

Studimi: Doza përforcuese e Astrazeneca-s rrit mbrojtjen ndaj Omicron

“Të dhënat e reja zbulojnë se përforcuesi AstraZeneca prodhon një numër të lartë antitrupash kundër Omicron”.

Kështu njoftoi kompania Astrazeneca të enjten, e cila theksoi se të dhënat paraprake nga një provë që kreu në vaksinën e saj COVID-19, Vaxzevria, treguan se ajo gjeneroi një përgjigje më të lartë të antitrupave kundër variantit Omicron përfshirë këtu edhe variantet Beta, Delta, Alpha dhe Gamma, kur jepet si një dozë e tretë përforcuese.

Përgjigja në rritje u pa tek njerëzit që ishin vaksinuar më parë ose  me Astrazeneca ose një vaksinë mRNA, tha prodhuesi i barnave, duke shtuar se do t’i dorëzonte këto të dhëna tek rregullatorët në mbarë botën duke pasur parasysh nevojën urgjente për përforcues.

AstraZeneca e ka zhvilluar vaksinën me studiues nga Universiteti i Oksfordit dhe studimet laboratorike muajin e kaluar zbuluan se një kurs me tre doza të Astrazeneca ishte efektiv kundër variantit të ri që përhapet me shpejtësi.

“Këto studime të rëndësishme tregojnë se një dozë e tretë e Vaxzevria pas dy dozave fillestare të së njëjtës vaksinë, ose pas mRNA, rrit fuqishëm imunitetin kundër COVID-19,” tha në një deklaratë shefi i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, Andrew Pollard./Burimi:EuroNews

Si Të Humbisni Dhjamin E Tepërt Dhe Të Luftoni Diabetin Me Anë Të Dietës Alkaline


Ushqimet e një diete alkaline ndihmojnë trupin të ruajë një pH optimal.

Përndryshe një dietë jo alkaline do të krijojë një pH acid në trupin tuaj, i cili dobëson dhe ngadalëson metabolizmin tuaj.

Perimet shumëngjyrëshe, patatet, frutat e pjekura dhe bimët e pasura me yndyrna si ullinjtë, arrat dhe avokadot janë disa nga ushqimet që AgroWeb.org ju këshillon të përfshini në këtë dietë.

Theksojmë se është po aq e rëndësishme të kufizoni ushqimet me aciditet të lartë si drithërat e rafinuara,produktet shtazore, produktet e përpunuara, kafeja dhe ëmbëlsuesit.

Mundohuni të mos i konsumoni çdo ditë dhe gjithmonë kombinojini ato me ushqimet alkaline, në mënyrë që të keni sa më shumë lëndë ushqyese për të ekuilibruar acidin e tepërt.

Kjo dietë ka provuar që mund të lehtësojë inflamacionin kronik, duke çuar në zbutjen e dhimbjeve të ndryshme, përmirësim të kujtesës,madje edhe diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Dieta Alkaline Për Humbjen E Peshës:

Rritja e marrjes së ushqimeve alkaline si perimet, patatet, bimët e pasura me yndyrë dhe frutat e pjekura, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe në përmirësimin e shëndetit.

Për të zbatuar këtë dietë,ju duhet të bëni një plan ushqimor 2 javor, ku të gjitha vaktet të përmbajnë ushqime alkaline.

Shumë e rëndësishme është gjithashtu të përtypni mirë ushqimin dhe të ndaloni kur ndieni se po filloni të ngopeni.

Më poshtë do të lexoni një shembull të thjeshtë të një plani një ditor nga dieta alkaline:

Mëngjesi: Në mikser bashkoni: 1 banane të ngrirë dhe të copëtuar, 1 filxhan manaferra të ngrira, ½ filxhan lakër jeshile, 1 lugë gjelle me fara chia dhe ¾ filxhan qumësht arre.

Dreka: Supë me perime, të cilën mund ta shoqëroni me bukën pa miell, me avokado e perime të vendosura përsipër. Mund t’i shtoni limon sipas dëshirës.

Darka: Mund të piqni 2 deri në 3 gota perime të ndryshme me vaj ulliri ose mund të bëni supë me perime. Shoqërojini me pure patatesh me qumësht kokosi./AgroWeb.org

Arsyet Përse Ju Dhemb Shpatulla Kur Bën Ftohtë – Si Ta Trajtoni


Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës.

Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.

Çfarë E Shkakton Dhimbjen E Shpatullës Kur Bën Ftohtë?

Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme.

Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur.

Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve.

Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si Mund Të Shmangni Dhimbjet E Dimrit?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.

Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore.

Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve.

Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirie dhe çlironi muskujt kur dilni.

Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmën E Mjekut?

Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë AgroWeb.org rekomandon të kërkoni ndihmën e mjekut.

Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:

Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut

Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

Dhimbja që vazhdon për shumë ditë

Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,

Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.

Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve./AgroWeb.org

Çomleku i Shijshëm – Receta Speciale e Përgatitjes në Shtëpi


Nëse ka një recetë që fiton mbi të gjitha fantazitë e shijes, është ajo e recetës shqiptare të përgatitjes së çomlekut.

Mënyra e gatimit të tij dhe shija e mrekullueshme është me të vërtetë speciale dhe të përfshin tërësisht.

Magjepsëse dhe e plotë në aromë, për këtë pjatë nuk mbeten fjalë ç’të thuash, thjeshtë të lëpish gishtat  dhe t’i dorëzohesh shijes së saj.

Pavarësisht se përgatitja tipike e çomlekut është ajo me mish lepuri të egër, kjo recetë mund të përgatitet me të gjitha llojet e mishrave, viçi, qengji, pule etj.

Më poshtë, AgroWeb.org përcjell një recetë tipike të përgatitjes së një prej gatimeve më speciale që sigurisht mbeten ndër më të pëlqyerat e gjithë trevave shqiptare.

Përgatitja e Çomlekut në Shtëpi

Përbërësit

(Receta më poshtë për 4-5 persona)

Përbërësit

500 gr mish tul viçi (mund të zgjidhni edhe lloj tjetër mishi sipas dëshirës) 

1.5 kg qepujka (në madhësinë e një kokërr arre)

1 kokërr hudhër e plotë

2 filxhanë kafeje vaj ulliri

4-5 domate të bëra mirë

1 lugë gjelle salcë domatesh

2 filxhanë kafeje uthull molle (nëse dëshironi në vend të uthullës mund të përdorni verë të kuqe)

2 gjethe dafine

Kripë

Pak piper i zi pluhur

Disa kokrra piper të zi

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të marinoni mishin e ndarë në copa.

Hidhni në një tas pak vaj ulliri, piper të zi, dafinë të grimcuar, pak uthull e kripë.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe me këtë masë marinoni copat e mishit duke i mbyllur në një qese kuzhine, lërini në frigorifer ( jo në ngrirjë) dhe lërini ashtu të paktën 2 orë ose edhe më shumë para se t’i gatuani.

Pasi të keni kryer këtë proces, mishit vendoseni në një tenxhere me vaj ulliri dhe kaurdiseni në zjarr për disa minuta nga të dyja anët.

Qepujkat pastrojini nga lëkura, shpëlajini me lërini kokërr plota.

Pasi të keni kaurdisur mishin, shtoni qepujkat, kaurdisini lehtë derisa volumi tyre të bjerë.

Më pas shtoni salcën e domates, vijoni kaurdisjen dhe shtoni uthullën ose verën e kuqe.

Kaurdisini dhe shtoni domatet e grira si pure përmes një rende kuzhine. Rregullojeni masën me kripë, piper të zi pluhur dhe kokërr, shtoni gjethen e dafinës dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

Shtoni ose një gotë e gjysmë me ujë dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 45-50 minuta derisa mishi të jetë zbutur dhe çomleku të ketë mbetur me pak lëng.

Shënim: Në mënyrë që çomleku të marrë aromën e duhur të erëzave dhe shijen e tij perfekte gjatë zierjes tenxheren mbylleni duke vendosur pak brumë anash kapakut. Kur ta hapni tenxheren, mjafton të thërmoni brumit që keni vendosur kur keni mbyllur tenxheren./AgroWeb.org

Perimet dhe Frutat Që Nuk e Durojnë Dot Njëra Tjetrën


Fqinjësia e mirë është e rëndësishme jo vetëm për njeriun por edhe për bimët dhe specie të tjera.

Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.

I tillë është rasti i fenomenit të ashtuquajtur ‘Tre Motrat’ ose kungullit të verdhë, misrit dhe fasuleve që rriten së bashku në mënyrë perfekte.

Misri shërben si një trinë për fasulet dhe fasulet janë bujare në ushqyerjen e tokës ndërkohë që gjethnaja e kungullit mban larg barin e keq dhe ruan lagështinë e tokës.

Megjithatë ky është një shembull i vetëm sepse shumë bimë janë armike të përbetuara të njëra tjetrës.

Më poshtë do të gjeni shtatë kombinimet bimore që thjesht nuk funksionojnë.

Qepët e njoma dhe bizelet

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se anëtarët e të njëjtës familje botanike të qepës – përfshirë këtu, hudhrën dhe qepujkat- me bizelet.

Qepët kanë aftësinë të pengojnë rritjen e bizeleve.

Patatet dhe domatet

Ekspertët thonë se duhet të prisni telashe nëse mbillni domatet bashkë me patatet.

Kur mbillen së bashku sëmundjet botanike përhapen më shpejt.

Specat dhe fasulet

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se specat dhe fasulet infektohen më shpejt nëse mbillen krah njëra tjetrës.

Karrotat dhe kopra

Janë armike të përbetuara sipas ekspertëve por studimet shkencore mbi arsyet përse kjo armiqësi është kaq e ashpër vazhdojnë akoma.

Lakra dhe rrushi

Legjendë urbane ose një e vërtetë, rrushi me lakrën e urrejnë njëra tjetrën.

Besohet se nëse lakra mbillet pranë vreshtave me rrush, vera e bërë në shtëpi do të ketë shije të keqe.

Kjo bestytni ekziston që 2000 vite më parë.

Domatet dhe arrat

Arrorët njihen si fqinj të këqinj. Pemët emetojnë një lëndë kimike dhe toksike që shkatërron bimët e mbjella përreth siç mund të jenë domatet.

Sallata jeshile dhe brokoli

Studimet kanë treguar se sallata jeshile është shumë e ndjeshme ndaj lëndëve kimike që lëshojnë brokolit.

Kopshtaria është art më vete, por nëse nuk i zbaton teknikat dhe udhërrëfyesit e saktë, mund të kthehet në makth./AgroWeb.org

Pesë Ide Të Shkëlqyera Si Të Përdorni Uthullën E Mollës Për Lulet Në Shtëpi


Përdorimet dhe përfitimet e uthullës së mollës janë të panumërta.

Falë vlerave shëndetësore, uthulla e mollës është bërë pjesë e pandashme e kuzhinës.

Ajo është efikase jo vetëm për lëkurën dhe flokët por edhe për shtëpinë dhe kopshtin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si të shfrytëzoni të mirat e uthullës së mollës në kopshtin tuaj.

Uthulla Për Fertilizim

Uthulla mund të përdoret për fertilizimin dhe mirëmbajtjen e bimëve.

Duke qenë se ajo ka përmbajtje të lartë aciditeti, rekomandohet që të përdoret tek bimët që lulëzojnë më mirë në ambient me aciditet të lartë siç janë boronica apo gardenia.

Në një bidon 30 litrash hidhni 300 ml uthull molle dhe pjesën tjetër mbusheni me ujë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, uthulla duhet tretur në shumë ujë që të mos të dëmtojë bimët.

Hidheni tretësirën në pjesën e rrënjëve duke përdorur një shishe spërkatëse.

Kujdesuni që tretësira të mos prekë pjesën e sipërme të bimës por vetëm atë të nëndheshme.

Për fertilizim duhet të përdorni uthull të pafiltruar.

Kundër Mizave Të Frutave

Ju mund t’i mbroni frutat e kopshtit duke krijuar një solucion me uthull molle dhe sheqer.

Përzieni në një enë një gjysëm gote me uthull molle, çerek filxhan çaji me sheqer një gotë me ujë.

Tretësirën hidheni në disa kanaçe të prera në gjysmë të lidhura me njëra tjetrën në një tel të hollë.

Varini ato në pemët frutore dhe mizat do të bien në kurth.

Pastrimi I Mjeteve Të Kopshtarisë

Shumë prej mjeteve të përdorura në kopshtari ndryshken shpejt, ndaj ju mund të përdorni uthullën e mollës për t’i pastruar ato.

Mjafton t’i spërkasni zonat e ndryshkura me uthull molle dhe t’i lini për disa minuta e më pas ndryshku zhduket.

Nëse ato janë shumë të ndryshkura atëherë duhet t’i fusni në një enë të madhe e të thellë të mbushur me ujë e uthull molle.

Insektet Dhe Kafshët E Rrugës

Kafshët e rrugës dhe insektet e urrejnë erën e uthullës dhe rrjedhimisht do të qëndrojnë larg kopshtit tuaj.

Përdorni lecka të vjetra të kuzhinës, lagini mirë me uthull dhe vendosini në zona strategjike të kopshtit.

Përsëriteni këtë pas një jave.

Për insektet duhet të përdorni një tretësirë me ujë dhe uthull. Për një gotë me uthull molle duhet të shtoni 3 gota të tjera me ujë dhe një lugë çaji me sapun të lëngshëm.

Hidheni tretësirën në një shishe spërkatëse dhe përdoreni kundër insekteve.

Pastrimi I Vazove Prej Gëlqereje

Përzieni në një legen katër gota me ujë dhe një gotë me uthull dhe futeni vazon e ndotur. Fërkojeni mirë dhe më pas vendoseni në një legen me ujë të pastër.

Vazoja do të jetë si e re./AgroWeb.org

Sekretet Që Duhet Të Dini Për Përgatitjen e Hallvës


Hallva është një nga ëmbëlsirat më tradicionale shqiptare, e cila përgatitet gjatë të premteve të mira.

Ajo gatuhet për t’i rikujtuar njerëzve sa e rëndësishme është të ndash shije dhe lumturi me të dashurit tuaj.

Prandaj edhe është e traditës që sa herë bëhet hallvë ta shpërndash atë tek komshinjtë apo të afërmit.

AgroWeb.org ju sjell recetën autentike të hallvës por me një përbërës sekret që i jep akoma më shumë shije.

Përbërësit

1 gotë uji me miell

Gjysmë gote uji me arra të shtypura lehtë

4-5 lugë gjelle me sheqer

Një gotë e gjysmë ujë të ngrohtë

1 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Lëkurën e një portokalli

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni gjalpin, lëreni aty derisa të shkrihet.

Më pas hidhni miellin dhe skuqeni në temperaturë të ulët derisa ai të piqen dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta përzieni miellin me një lugë druri gjatë gjithë kohës që ai të mos ngjitet.

Kjo do të parandalojë ngjitjen e miellit dhe shijen e hidhur të hallvës.

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni ta përzieni derisa kokrrizat e tij të jenë shkrirë plotësisht.

Kur masa të jetë e njëtrajtshme shtoni ujin dhe përzëri përzjejeni masën e formuar.

Sasia e ujit duhet të përthithet plotësisht nga masa e brumit.

Hidhni arrat e shtypura dhe lëkurat e portokallit dhe përzjejini mirë sa të bashkohen plotësisht me hallvën.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

Më pas, mund të përdorim dy lugë në dhënien e formës karakteristike të hallvës, por edhe forma të tjera.

Në sipërfaqe e spërkasim me kanellë dhe vendosim nga një thelbi arre apo bajame sipër.

Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të shërbehet në temperaturë ambienti ose e ftohtë.

Për një shije më të veçantë, uji mund të zëvendësohet me qumësht.

I gjithë procesi i përgatitjes së kësaj ëmbëlsire kërkon durim dhe përkushtim./AgroWeb.org

Lëng Kremoz Me Fruta dhe Qumësht – Si Ta Përgatisni Për Dobësim

Lëngjet me fruta dhe qumësht kanë marrë vëmendjen e duhur këto vitet e fundit.

Duke qenë se janë shumë të thjeshtë për t’u përgatitur, këto pije kremoze mund të zëvendësojnë lehtësisht edhe vaktet e shpejta si mëngjesi apo darka e vonë.

Të njohura ndryshe si smoothie, këto pije sidomos ato që kombinojnë bananen dhe qumështin, këshillohen për trajtimin e problemeve me peshën.

Nëse dëshironi që të shtoni peshë mjafton që të shtoni disa banane tek lëngu juaj, dhe do t’i jepni trupit kaloritë e nevojitura.

Nga ana tjetër kur doni që të hiqni disa kilogramë, kjo pije ju vjen përsëri në ndihmë pasi ka vetëm 100 kalori por ju mban të ngopur për orë të tëra.

Një tjetër faktor pozitiv i kësaj recete është përfshirja e mjaltit që quhet ndryshe si antibakteriali më efektiv.

Ndërkohë qumështi i sojës eliminon mundësinë e fryrjes së barkut, diçka që është thuaj e pashmangshme përmes qumështit të zakonshëm.

Gjithashtu soja duke qenë bishtajë ka proteina bimore të cilat ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.

Ndaj AgroWeb.org në bashkëpunim me kompaninë MiniInvest Albania ju tregon një recetë shumë të thjeshtë e cila mund të përgatitet në vetëm pesë minuta.

Përbërësit

250ml qumësht soje Alpro

1 banane

50g bajame  

1lç mjaltë

Përgatitja

Mjafton që para se të përgatisni këtë recetë t’i lini përbërësit të paktën 30 minuta në frigorifer, e ndërsa bananen në ngrirje.

Më pas bashkojini që të gjithë në mikser apo blender dhe punojini derisa të formoni një masë kremoze dhe të trashë.

Këtë pije konsumojeni si vaksin kryesor të darkës nëse dëshironi të bini nga pesha. Mund ta pini në mëngjes për t’i dhënë trupit energjinë e duhur gjatë ditës. Por edhe nëse shkoni në palestër kjo pije është ajo që ju duhet, pasi ndihmon trupin të ketë fuqi por edhe të ndihmojë muskujt të mos kontraktohen. Përgatiteni sa herë që të keni nevojë dhe do të shihni ndryshime në trupin tuaj që në javët e para./AgroWeb.org