Mos i Hidhni Poshtë – Kthejini Erëzat e Freskëta të Mbetura në Kripë

432 0

Keni provuar ndonjëherë kripë të pasuruar me shije të ndryshme si borziloku, majdanozi, kopra, etj.? Nëse jo, është momenti t’i provoni dhe AgroWeb.org ju tregon mënyrën se si ta përgatisni vetë në shtëpi.

Kripa me shije është e lehtë për t’u përgatitur, e lirë dhe një mënyrë fantastike për të pasuruar pjatat tuaja. Me to mund të spërkasni makaronat, salcat e ndryshme, madje edhe ëmbëlsirat!

Përgatitja është kaq e lehtë pasi do ju duhet të prisni erëzat, t’i miksoni me kripë, e ta lini kripën të përthithi lagështirën.

Përgatitja:

  • Kombinimi: Në një tas kombinoni ½ filxhan kripë deti me një nga erëzat e freskëta të mëposhtme:
    1 ½ filxhan borzilok i grirë imët
    1 filxhan kopër i grirë imët
    1 filxhan majdanoz i grirë imët
    ¼ filxhan gjethe dafine të grirë imët
    ½ filxhan rozmarinë e grirë imët
  • Përzierja: Pasi i keni bashkuar erëzat e grira dhe kripën, përziejini mes duarve tuaja në mënyrë që të lidhen sa më shumë.
  • Tharja: Kalojeni kripën në një tavë të sheshtë në të cilën keni shtruar letër kuzhine. Lëreni përzierjen të pushojë për 36-48 orë në një vend të freskët ku rrezet e diellit nuk bien drejtpërdrejtë.
  • Çdo 12 orë me anë të një piruni gërryeni kripën për t’u siguruar që erëzat do thahen njëtrajtësisht në të gjithë tavën.
  • Përsërisni përzierjen. Përzieni kripën me duar herë pas here që të siguroheni që ajo të jetë e shkrifët e të mos formoje kokrra të mëdhaja.
  • Kalojeni në një kavanoz hermetik. Kjo kripë e shijshme mund të ruhet në temperaturë ambienti deri në 2 muaj.

Si ta përdorni kripën në gatime

Kjo përzierje mund të spërkatet sipër çdo gatimi që ka nevojë për kripë dhe freskinë e erëzave të freskëta. Ja disa ide:

  • Spërkateni sipër mishit ose peshkut
  • Lyeni anët e gotës së një kokteili
  • Spërkatni kokoshkat