Përse Duhet Të Konsumoni Prodhimet e Stinës – Frutat Dhe Perimet e Shtatorit

475 0

Shtatori është ajo periudhë e vitit ku gjatë së cilës nisin të “mbijnë” shumë sugjerime rreth ushqimeve të sezonit të vjeshtës.

AgroWeb ju njeh më poshtë me arsyen se pse këshillohet të konsumoni sa më shumë produkte të stinës dhe cilat janë ato të shtatorit.

Përse duhet të konsumoni prodhimet e stinës?

Edhe pse shumë lloje frutash dhe perimesh janë në dispozicion edhe në stinë të tjera, këshillohet ju duhet të blini produktet që prodhihen gjatë sezonit të tyre për disa arsye. Ato janë:

Prodhimet e stinës janë më të shëndetshme.

Kur blini fruta dhe perime në pikun e sezonit të tyre, do të përfitoni prej tyre lëndët ushqyese më të mira.

Prodhimet sezonale shijojnë më shumë.

Ushqimi i blerë në pikun e sezonit ka shijen më të mirë. Mund të rritet me bollëk në tokë dhe lulëzon me sasinë e duhur të diellit. Nëse keni blerë ndonjëherë luleshtrydhe jashtë sezonit, e dini mirë se ato janë pa shije dhe pa lëng.

Janë më të lira.

Frutat dhe perimet e sezonit janë me bollk gjatë kësaj periudhe, prandaj tregtarët zakonisht ulin edhe çmimet.

Frutat dhe perimet e Shatatorit

Mollët

Plot me lëndë ushqyese si fibra, vitamina C, kaliumi dhe vitamina K. Edhe pse janë me bollëk Mollët gjenden gjatë pjesës më të madhe të verës dhe vjeshtës, por shtatori është koha kur ato kanë shijen më të mirë.

Karrotat

Të pasura me vitamina K dhe C, fibra, kalium dhe antioksidantë karrotat janë një element kryesor për çdo vakt, veçanërisht gjatë shtatorit!

Lukelakra

Edhe pse në dispozicion gjatë gjithë vitit, lulelakra ka tendencën të jetë më e mirë kur temperaturat fillojnë të bien. Plot me folate, vitamina C, K dhe B, kjo është një perime e mrekullueshme për t’u konsumuar.

Specat djegës

Kapsaicina tek specat përmirëson funksionin e tretjes dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Specat djegës janë gjithashtu të pasur me vitamina A dhe C duke forcuar sistemin imunitar dhe mund të ndihmojnë kundër alergjive.

Misri

Shijojeni sa të mundeni! Plot me fibra dhe vitamina A, B dhe E, të jeni të sigurt që do të fitoni shumë lëndë ushqyese me këtë ushqim të shijshëm. Nëse keni mjetet e duhura, konservimi i misrit në shtëpi është një mundësi e shkëlqyer për ta ruajtur atë për në dimër!

Kastraveci

Kastravecat janë të pasura me kalium dhe fosfor, si dhe vitaminë C. Me përmbajtjen e tyre të lartë të ujit, ato janë të shkëlqyera për t’u ngrënë në ditët e nxehta në fund të verës.

Patëllxhanët

Shtimi i patëllxhanëve në tryezën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë fibra, proteina dhe mangan. Të ulëta në kalori, ato janë një burim i mirë antioksidantësh.

Rrushi

Duket sikur u rritën në çmim në mes të verës, por tani që po freskohet pak, ato janë në pikun e sezonit.

Bishtajat

Plot me vitamina A, C, B6 dhe acid folik, kalcium, hekur dhe kalium, bishtajat nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj. /AgroWeb.org