Cilat Janë Ushqimet më të Mira për Zhvillimin e Trurit tek të Porsalindurit?

602 0

Në muajt e parë të jetës së një foshnjeje, nuk është për t’u habitur që ajo çfarë fëmija konsumon, mund të ketë një efekt në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve të rëndësishme në tru.

Për të ndihmuar prindërit të kuptojnë se për çfarë kanë nevojë foshnjat, AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me ​​një sërë rekomandimesh rreth ushqimeve që sigurojnë zhvillim të shëndetshëm të trurit tek foshnjat.

Çfarë këshillojnë ekspertët?

Në udhëzimet që ekspertët japin, tek të cilat AgroWeb.org bazohet, thuhet se disa lëndë ushqyese, si proteinat, zinku, hekuri, folati, vitaminat dhe acidet yndyrore poli-të pangopura, janë kritike për zhvillimin e shëndetshëm të trurit.

Regjimet ushqimore që nuk i përfshijnë këto lëndë ushqyese, mund të shkaktojnë probleme të përjetshme të funksionit të trurit.

Dr. Sarah Jane Schwarzenberg, pediatre në Spitalin Masonic për fëmijë, të Universitetit të Minesotës, thotë se gjashtë muajt e parë, rekomandohet vetëm ushqyerja me qumësht.

Pas kësaj, ajo thotë se qumështi i gjirit nuk mund të sigurojë sasinë e hekurit dhe zinkut për të cilat foshnjat në rritje kanë nevojë.

Pas qumështit të gjirit, regjimi më i mirë ushqimor është ai që përfshin një larmi ushqimesh, si mishi, frutat dhe perimet, të cilat përmbajnë proteina, vitamina dhe minerale të ndryshme.

Truri i foshnjave gjatë muajve të parë të jetës zhvillohet me një ritëm të shpejtë, kështu që është e rëndësishme që ata të konsumojnë një sërë ushqimesh të shëndetshme.

Asnjë ushqim i vetëm nuk mund t’u sigurojë foshnjave larminë e lëndëve ushqyese që atyre u nevojiten.

Studimet tregojnë se ushqimi i hershëm është i rëndësishëm për ndërtimin e një truri të shëndetshëm.

“Nëse e humbni mundësinë për të përmbushur nevojat me lëndë ushqyese gjatë 1000 ditëve të para të jetës, atëherë nuk do të keni mundësi të ktheheni pas.”, thotë Schwarzenberg.

Edhe pse mund të jetë më e lehtë për të ushqyer foshnjat me ushqimet e tyre të preferuara, është e rëndësishme të siguroheni që ata janë duke ngrënë një sërë ushqimesh të shëndetshme.

“Të gjithë kemi tendencë të zgjedhim një ose dy gjëra që fëmija i pëlqen dhe të mos i ndahemi ayre”, thotë Schwarzenberg. “Por nëse po kërkoni një zhvillim të shëndetshëm të trurit, atëherë duhet të shtoni një larmi ushqimesh.”, përfundon ajo./AgroWeb.org