Qepët – Si t’i Karamelizoni pa i Djegur

2k 0

Janë të pakët ato përbërës kuzhine që mund të çojnë shijen e një gatimi në një tjetër nivel.

Ndër to mund të përmendim qepët e karamelizuara, të buta, të ëmbla, me shije të ndezur e fantastike.

Ndonëse karamelizimi tingëllon si një proces që mund të bëhet vetëm nga një profesionist, është krejt e kundërta.

Ajo që ju nevojitet është qepa, gjalpi ose vaji i ullirit, tigan dhe kohë.

Cilat Janë Qepët Më Të Mira Për Karamelizim?

Të gjitha llojet e qepëve mund të karamelizohen, por ato të verdha bëhen më shpejt.

Të kuqet karamelizohen mirë dhe përshtaten shkëlqyeshëm me picat dhe sallatat.

Edhe qepët e bardha karamelizohen mjaft mirë dhe me shije.

Cila Është Sasia e Duhur e Qepës Për Karamelizim Të Mirë

Më e mira e të mirave është që të përdorni tre deri në katër qepë të mëdha në një proces të vetëm që zgjat diku rreth një orë.

Ky proces kërkon kohën, durimin dhe temperaturën e duhur.

Si Të Bëni Qepët e Karamelizuara Perfekte

Kjo recetë do ju ndihmojë në shumë receta të larmishme dhe mbi të gjitha do të ndezë dhe pasurojë shqisat tuaja.

Përbërësit:

  • 2-4 qepë të bardha
  • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë, vaj ulliri ose një përzierje mes të dyjave
  • Treçerek filxhani verë të bardhë ose të kuqe, lëng perimesh, uthull balsamike ose ujë
  • Gjysmë luge çaji kripë të trashë
  • Një majë luge çaji sodë buke

Përgatitja:

Grijini qepët hollë sipas gjatësisë.

Vendosni tiganin në zjarr dhe shkrini yndyrën e përzgjedhur.

Kur vaji ose gjalpi të jetë ngrohur mirë hidhni qepët dhe përziejini herë pas here çdo pesë minuta.

Nëse në fund të tiganit formohet një shtresë yndyre kruajeni me lugë druri.

Koha e saktë e gatimit është në varësi të sasisë së qepës, sasisë së lëngjeve dhe përmbajtjes së sheqerit.

Në 10 minuta, qepët do të zbuten dhe do të bëhen të tejdukshme duke lëshuar shumë lëng në tigan.

Në 20 minuta, qepët do të shpërbëhen dhe disa syresh do të shfaqin shenjat e karamelizimit.

Nëse ju duket që temperatura është shumë e lartë, uleni lehtë për të evituar djegien.

Në 30 minuta qepët do të shkrihen me njëra tjetër dhe do të bëhen të lehta e të buta duke u ndjekur ritmin e lëvizjes së lugës.

Në 40 minuta qepët do të jenë të arta dhe aroma e tyre e pikasur.

Nëse ju pëlqejnë në shije dhe aromë, hiqeni tiganin nga zjarri, shtoni lëngun e përzgjedhur dhe ndërsa ai bulëzon, përziejini qepët sërish.

Shtoni kripën dhe nëse vendosni të shtoni edhe sodën e bukës, treteni atë me pak ujë dhe hidheni në masën e qepëve duke e përzier për 30 sekonda.

Qepët e karamelizuara mund të ruhen në frigorifer për 1 javë ose në ngrirje për 3 muaj./AgroWeb.org