Receta e Karameleve Me Xhenxhefil, Mjaltë Dhe Limon Për Fytin dhe Kollën

1.2k 0

Tashmë kemi hyrë në muajt e ftohtë të vitit dhe acarimi i fytit apo kola është diça që shpesh na shqetësojë gjatë kësaj periudhe.

Ndaj AgroWeb ju njeh sot me një recetë speciale, atë të karameleve me xhenxherfil, mjalë dhe limon, përbërës që janë tepër qetësues dhe kanë shije të mrekullueshme.

Plus, ju mund t’i përdorni ato edhe për të ëmbëlsuar çajin e nxehtë.

Karamele me shije të mrekullueshme, të cilat mund t’i përgatisni edhe nëse nuk jeni sëmurë, për të korrur kështu të mirat e përbërësve që janë përdorur.

Kjo recetë mund të jetë pak sfiduese për ata pa eksperiencë të mjaftueshme në kuzhinë, dhe mund të kërkojë durim, kohë dhe përpjekjeje, e megjithatë që ja vlen të provohet.

Provoni ta përgatisni këtë kombinim të mrekullueshëm dhe me veti qetësuese, duke ndjekur recetën nga AgroWeb.org si më poshtë.

Përbërësit

230ml çaji i nxehtë xhenxhefili

115ml mjaltë i papërpunuar

1 limon i shtrydhur

Përgatitja

Kombinoni çajin e xhenxhefilit, me lëngun e limonit dhe mjaltin e papërpunuar në një tenxhere të thellë.

Vendoseni nxehtësinë në mesatare deri në të lartë dhe lëreni përzierjen të marrë në një valë të shpejtë.

Nëse keni një termometër kuzhine vendoseni me kujdes që të mos prekni fundin e tavës, por të qëndrojë pak sipër saj.

Përzierja duhet të arrijë temperature 150 gradë Celsius dhe për këtë do të duhen rreth 20-30 minuta.

Përziejeni shpesh dhe mos e kaloni këtë nxehtësi sepse rrezikoni që përzierja të digjet.

Pasi të arrijë 150 gradë hiqeni menjëherë nga zjarri dhe hidheni në kallëpe silikoni.

Lëreni të “ngurtësohet” ose “ftohet” për 1-2 orë.

Pasi karamelet të jenë tharë lyejini me sheqer pluhur që të mos ngjisin. /AgroWeb.org