Sa Lloje Patatesh Të Ëmbla Njihni? – Veçoritë dhe Recetat Ku Mund T’i Përdorni

911 0

Patatet e ëmbla janë plot me lëndë ushqyese si fibra dhe vitaminë A.

Ato variojnë në formë, ngjyrë, strukturë dhe secila ka shijen e saj unike.

Edhe pse shumica e varieteteve janë të gjithanshme në kuzhinë, njohja e llojit me të cilin keni të bëni mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një metodë gatimi që mund të jetë më e përshtatshme për recetën që keni zgjedhur.

Garnet

Patatet e ëmbla Garnet nuk janë domosdoshmërisht të ëmbla, por janë plot me lëndë ushqyese.

Ato përmbajnë shumë lagështi dhe kanë lëkurë të kuqërremtë në vjollcë dhe pjesa e brendëshme është e portokalltë.

Ky varietet përdoret më së miri për receta pjekjeje, për byrek me patate të ëmbëla ose për të përgatitur një tavë.

Patatet e ëmbëla japoneze

Patatet e ëmbla japoneze janë me përmasa mesatare deri në të mëdha, me formë cilindrike të zgjatur dhe skaje të rrumbullakosura e të ngushta.

Lëkura e tyre është shpesh ngjyrë vjollcë ose e kuqe dhe me një teksturë pak të ashpër.

Ndërsa në brendësi ato janë të bardha.

Patatja e ëmbël japoneze është e përkryer për zierje ose skuqje.

Zierja ose gatimi në zjarr të ulët dhe të ngadalë, u jep atyre një strukturë të butë.

Patatet e ëmbla ngjyrë vjollcë

Patatet e ëmbla ngjyrë vjollcë janë të pasura me lëndë ushqyese, prandaj lidhen me parandalimin e një sërë sëmundjeve.

Këto patate kanë një strukturë të fortë, lëkurë ngjyrë vjollcë dhe një shije delikate të ëmbël, që intensifikohet kur gatuhet.

Ato janë të pasura me antocianinë, një antioksidant që gjendet tek boronica që u jep ngjyrën vjollcë.

Nëse dëshironi të ruani atë nuancë të bukur vjollce, AgroWeb.org ju sugjeron t’i zieni në avull dhe t’i bëni pure. Në të kundërt ju thjesht mund edhe t’i piqni.

Patatet e ëmbla Hana

Patatet e ëmbla Hana (Hannah) kanë lëkurë të errët e pak të lëmuar.

Në brendësi janë ngjyrë kremi, ndërsa froma e tyre është cilindrike dhe me skaje të rrumbullakosura e të ngushta.

Shija e tyre është e ngjashme me atë të një patateje të bardhë tradicionale, por është më kremoze dhe merr një nuancë të verdhë kur gatuhet.

Ju mund ta përdorni këtë varietet për përgatitur pure patatesh të ëmbla dhe gjithçka që ju nevojitet është pak gjalpë.

Për shkak se ato janë mjaft të forta, ju gjithashtu mund t’i piqni ose t’i skuqni./AgroWeb.org