Sallata Me Frutat E Dimrit – Shija E Ëmbël Në Tryezë

1.8k 0

Sallata me fruta është alternativa më e përshtatshme për të përmbyllur siç duhet një vakt të mirë e të bollshëm.

Sallata me fruta përgatitet lehtë, është freskuese në shije dhe sjell shumë kënaqësi për shqisat.

Por sallata me fruta nuk është diçka që mund ta përgatisësh symbyllur.

Ajo që duhet të dini është se jo të gjitha frutat përshtaten mirë me njëra tjetrën.

Një sallatë e mirë frutash kërkon fantazi, por edhe njohur për vlerat dhe kundërvlerat e frutave.

Sallata me fruta perceptohet si një recetë verore, megjithatë ju mund ta përgatisni me frutat më të mira të dimrit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për mënyrën më të mirë e më të thjeshtë të kombinimit të frutave të dimrit por edhe të vjeshtës.

Përbërësit: 

450 gramë portokalle të qëruara e të ndara në feta,

2 dardha të qëruara e të pastruara nga farat,

2 mollë të qëruara e të pastruara nga farat,

Kokrrat e një shege të plotë,

4 kivi të qëruar dhe të ndarë në feta.

Për shurupin: 

3 lugë gjelle mjaltë,

2 lugë gjelle lëng i freskët i limonit jeshil

2 lugë gjelle lëng i freskët i limonit të verdhë.

Përgatitja e Sallatës Dimërore të Frutave 

Në një enë të përshtatshme për sallatë frutash, përzieni portokallet, dardhat, mollët, shegën dhe kivin.

Renditja dhe sistemimi është tërësisht në bazë të preferencës dhe fantazisë suaj.

Në një enë tjetër, përzieni mjaltin me lëngun e limonëve dhe prisni sa të shkrihet mjalti.

Nëse lëngu i agrumeve është i ftohtë dhe mjalti nuk po shkrihet, atëherë enën mund ta fusni në mikrovalë për 10 sekonda.

Më pas, lëngun marinues hidheni sipër frutave.

Sallata duhet servirur menjëherë.

Ajo mund të mbështillet me qese plastike dhe të ruhet në frigorifer për deri në 6 orë.

Shënim

Në këtë sallatë të shijshme frutash mund të përdorni edhe banane, e cila përshtatet më së miri me shijen e të gjithë përbërësve të lartpërmendur./AgroWeb.org