Si Të Dalloni Nëse Soda E Bukës Mund Të Përdoret Akoma

2.3k 0

Soda e bukës është një përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinë apo në frigorifer.

Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike.

Soda e bukës përmban bikarbonat sodiumi që reagon menjëherë sapo bie në kontakt me substanca acidike si uthulla apo kosi.

Pirja e ujit me sodë buke është një traditë e lashtë që rekomandohej kundër sëmundjeve si artriti, problemet me tretjen, urthi apo infeksionet.

Soda e bukës rekomandohet edhe për pastrim.

Studimet më të fundit, ku bazohet edhe AgroWeb.org, konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet.

Soda e bukës, sipas tyre, ka një nivel të lartë alkaline dhe shpërbën pesticidet në molekula të imëta duke i neutralizuar më pas plotësisht ato nga ushqimet.

Si Të Dalloni Nëse Soda e Bukës Ka Skaduar

Ndonëse soda e bukës ka një jetëgjatësi më të madhe se shumë produkte të tjera të kuzhinës, ajo e ka një datë skadence.

Nëse dëshironi të dalloni që soda e bukës mund të përdoret akoma, pavarësisht kur e keni blerë, mund të bëni provën e mëposhtme.

Për testin e sodës së bukës ju nevojiten:

Ujë i nxehtë,

Uthull molle

Sodë buke.

Në një enë hidhni gjysëm gote ujë të nxehtë.

Shtoni çerek luge çaji uthull molle. Arsyeja për përfshirjen e saj është se soda e bukës ka nevojë për aciditet që të reagojë.

Pas uthullës shtoni një majë luge sodë buke dhe vëreni nëse ajo nis të bulëzojë.

Nëse soda e bukës lëshon bulëza, atëherë ajo është e sigurtë për përdorim.

Nëse nga përzierja me uthull nuk përfitoni asnjë reagim, atëherë është koha që pakon e sodës së bukës ta hidhni në kosh dhe të blini një tjetër.

Nëse dëshironi të testoni cilësinë e pluhurit pjekës mund tyë bëni të njëjtën provë, pa përfshirë uthullën, pra vetëm me ujë të nxehtë./AgroWeb.org