Si Të Gatuani Në Mënyrë Perfekte Lulet E Kungulleshkave

594 0

Një nga ushqimet tipike të skuqura të verës, veçanërisht në Italinë Qendrore, janë lulet e kungulleshkave.

Të brumosura dhe të skuqura në vaj të nxehtë, ato janë një shije e përsosur që i shtohet tryezës tuaj sidomos gjatë stinës së verës.

Ju mund t’i shërbeni si shoqëruese të vakteve tuaja por edhe t’i merrni me vete në ndonjë piknik.

AgroWeb.org duke shqyrtuar recetat e kuzhinës romake, ju jep disa këshilla se si të përgatisni një vakt me këto lule.

Sekrete dhe këshilla

Rruga drejt skuqjes së luleve të kungulleshkave fillon shumë përpara vetë skuqjes ose përgatitjes së brumit.

Sekreti i parë është zgjedhja e produktit. Ka dy lloje lulesh: femra nga e cila lind kungulli dhe ajo mashkull, e fundit është më e përshtatshme për skuqje sepse ka tendencë të jetë më e madhe.

Përzgjidhni një lule që nuk është shumë e mbyllur dhe jo shumë e pjekur, në të cilën vaji mund të hyjë me lehtësi gjatë fazës së skuqjes.

Diçka tjetër që duhet të kini parasysh është se ngjyra e lules duhet të jetë e verdhë dhe ajo duhet të jetë sa më e freskët.

Pasi t’i blini lulet, mbështillni me letër kuzhine pak të lagur, në mënyrë që të mos thahen shumë dhe shpejt.

Megjithatë këshillohet t’i skuqni ato menjëherë në mënyrë që të mos rrezikoni tharjen.

Dy mënyra skuqje

Ka dy mënyra për t’i skuqur lulet. Njëra i bën ato krokante dhe të lehta dhe tjetra më të fryra dhe jo shumë krokante.

Në rastin e parë, brumi duhet të jetë më i lehtë, më delikat. Kështi do të dalë në pah aroma dhe shija e tyre.

AgroWeb.org rekomandon vajin e farave të lulediellit, pasi është më neutral, i lehtë dhe delikat.

Sa i përket tiganit, ai mund të ketë një diametër rreth 25-30 centimetra. Mbi të gjitha duhet të jetë mjaftueshëm i lartë sa të mbajë 5-6 centimetra vaj.

Që lulet të bëhen sa më korkante duhet të jenë të freskëta, brumi të mos përzihet shumë dhe vaji të jetë i nxehtë.

Një pjesë e madhe e rendimentit përfundimtar varet nga mënyra se si produkti është zhytur në vaj.

Lulja lëvizet me pirua në anët e tiganit, në këtë mënyrë mbi të krijohen mini prerje. Të çara nga të cilat lulja, pasi hiqet nga vaji, lëshon lagështinë e saj dhe avullin.

Nëse nuk do të kishte këto prerje, ajo do të zbutej menjëherë.

Tani që dini këto sekrete mbetet vetëm t’i zbatoni.