Si të Masni në Mënyrën e Duhur Përbërësit e Recetave

923 0

Pavarësisht sa herë që duhet të përgatisni një recetë, qoftë një byrek apo kek, përbërësit duhet të maten.

Shumë herë nuk i kushtohet vëmendja e duhur dhe pasojat janë një recetë jo ashtu siç duhet.

Zakoni që amvisat shqiptare kanë ndjekur është që përbërësit shpesh i masin ‘me sy’.

Një traditë e vjetër e cila është trashëguar brez pas brezi dhe ende zbatohet.

Për personat të cilët nuk arrijnë të kuptojnë mirë nëse kanë hedhur miell apo vaj aq sa duhet, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë.

PWrbërësit e thatë maten ndryshe nga ata të lëngshëm.

Nëse masim një gotë me miell, përcaktojmë peshën, ndërsa për vajin përcaktohet volumi.

Si të Masni Përbërësit e Thatë

Recetat zakonisht i përcaktojnë sasitë e përbërësve në gramë apo gota.

Pjesa e gramaturës është pak më e lehtë pasi mjafton të përdorni enët matëse dhe të vazhdoni me përgatitjen e recetës.

Por AgroWeb.org ju këshillon që miellin, niseshtenë, sheqerin apo produkte të ngjashme si këto, të mos i shtypni.

Nëse ju e shtypni enën matëse, do të hidhni masën e gabuar pasi thjesht do të keni larguar ajrin nga ena.

Kini kujdes gjithashtu që të përdorni të njëjtën enë matëse.

Pra nëse keni përdorur gotë uji për përbërësit e lëngshëm, të njëjtën gotë përdorni edhe për përbërësit e tjerë.

Diçka e tillë do t’ju ndihmojë në përcaktimin e sasive ashtu siç duhet.

Idealja është që të keni edhe një peshore të vogël gatimi e cila ju shkurton shumë kohë dhe nuk ju lë të gaboni.

Si të Masni Përbërësit e Lëngshëm

Njësoj si me përbërësit e thatë, edhe këtu duhet të përdorni enët matëse.

Enët matëse për lëngjet janë të llogaritura vet në mënyrë që t’ju lehtësojë punën tuaj në maksimum.

Nga ana tjetër nëse përdorni gotë, filxhan apo lugë gjelle, AgroWeb.org ju sugjeron që të keni kujdes.

Shpesh llojet e vajit kanë dendësi të ndryshme dhe mund të jeni duke shtuar më shumë yndyrë. /AgroWeb.org