Tërshërë me Çokollatë dhe Luleshtrydhe – Vakti Ditetik i Mëngjesit

721 0

Tërshëra është një nga vaktet më të lehta që mund të përgatisni në mëngjes.

Hapat janë fare të thjeshtë, mjafton të bashkoni në një kavanoz apo një enë me kapak përbërësit dhe vakti juaj është gati për t’u marrë me vete.

Një përzierje plot fibra dhe proteina bimore, e mbështjellë me shijen e pakrahasueshme të çokollatës, ky shpejt do të shëndrrohet në ushqimin tuaj të preferuar.

Ndiqni më poshtë recetën e ëmbël që AgroWeb.org sugjeron sot për ju.

Përbërësit

95 gr qumësht bajamesh ose qumësht të zakonshëm

1-2 lugë gjelle gjalpë bajamesh ose kikiriku

1 lugë gjelle sheqer kaf sipas dëshirës

1-2 lugë gjelle fara chia

¼ lugë çaji ekstrakt vanilje

64 gr tërshërë

2 lugë gjelle pluhur kakaoje

1 majë luge çaji kripë (sipas dëshirës)

Luleshtrydhe sipas dëshirës

Përgatitja

Në një kavanoz apo tas të vogël me kapak, shtoni qumështin, gjalpin e bajameve, sheqer kaf ose ëmbëlsues tjetër, farat chia dhe vaniljen.

Përziejini me një lugë për të kombinuar dhe shpërndarë gjalpin e bajames ose kikirikut në mënyrë të barabartë.

Shtoni tërshërën, pluhurin e kakaos dhe kripën (sipas dëshirës) dhe përzieni mirë për të shpërndarë përbërësit.

Më pas shtypeni me një lugë për t’u siguruar që tërshëra të zhytet plotësisht në qumësht.

Mbulojeni mirë me kapak dhe vendoseni në frigorifer gjatë natës ose për të paktën 6 orë.

Të nesërmen, hapeni shtoni luleshtyrdhet dhe iu mbetet vetëm ta shijoni.

Tërshëra mund të ruhet në frigorifer për 2-3 ditë, megjithëse AgroWeb.org iu këshillon ta konsumoni brenda 12-24 orëve./AgroWeb.org