Torta Perfekte Pa Pjekje Për Raste Të Veçanta

610 0

Të gjithë i duam recetat që përgatiten me lehtësi dhe që ofrojnë një shije fantastike.

E tillë është edhe kjo recetë që AgroWeb.org ka përgatitur sot për ju, e cila do t’ju mahnisë me shijen e saj fantastike.

Nëse dëshironi të provoni ta përgatisni vetë, ndiqni më poshtë hapat për përgatitjen e saj, e cila kërkon vetëm disa përbërës.

Përbërësit

Biskota savoiardi

Kafe ekspres

2 të verdha veze

120 g sheqer

500 g mascarpone

300 ml krem pana

Kakao pluhur

Përgatitja

Filloni duke mbushur një tas me madhësi mesatare me kafe ekspres dhe më pas njomni me rradhë biskotat savoiardi.

Biskotat vendosini në kallëpin ose formën e kekut, duke mbuluar të gjithë hapësirën. Lëreni në frigorifer për 30 minuta.

Në një enë shtoni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe përziejini me mikserin elektrik.

Shtoni maskarponen dhe vazhdojmë përzierjen sa masa të bashkohet mirë. Hidhni kremin pana dhe përziejeni sërisht derisa masa të bëhet kremoze.

Pasi të ketë kaluar koha hiqeni tavën nga ngrirja dhe shtoni aty kremin e përgatitur.

Shtoni edhe një shtresë tjetër me biskota për të mbuluar tortën. Transferoni sërisht në frigorifer për 1 orë.

Pas 1 ore hiqeni kekun nga forma dhe kthejeni në pjatë. Spërkateni me pluhur kakao dhe shërbejeni./AgroWeb.org