Zbuloni Sekretin E Qumështorit Të Shpejtë Në 30 Minuta

1.2k 0

Qumështori është një nga recetat tradicionale të Shqipërisë.

Amvisat kanë treguar mjeshtërinë e tyre ndër vite në përgatitjen e llojeve të ndryshme të kësaj recete.

AgroWeg.org ka publikuar recetat e shumta të  qumështorit, por sot ju tregon një sekret të thjeshtë që ju lejon ta përgatisni këtë ëmbëlsirë në vetëm 30 minuta.

Lexoni recetën e mëposhtme për të zbuluar një truk që mbase dhe nuk ju ka shkuar ndër mend.

Përbërësit për 4-5 persona

(Nëse doni ta përgatisni për më shumë persona mjafton të dyfishoni sasitë e përbëresve për kremin dhe sherbetin)

10-12 petë të gatshme (një pako)

Për kremin

2 kokrra vezë

5 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle miell

2 filxhan çaji me qumësht

Pak vanilje

Për Shurupin

2 gota ujë me sheqer

1 gotë e gjysmë me ujë

Përgatitja

Si fillim vendosni në një tenxhere ujin dhe sheqerin që të ziejë për të përgatitur sherbetin.

Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.

Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.

Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet pak.

Merrni një tavë dhe pasi ta keni lyer me gjalpë shtroni pesë petë.

AgroWeb.org ju këshillon që dhe petët t’i spërkatni me gjalpë, kështu rezultati do të jetë akoma dhe më i mirë.

Kur të keni vendosur pesë petët hidhni mbushjen e kremit.

Veproni po njësoj dhe për pesë petët e tjera dhe në fund lyejeni qumështorin me gjalpë të shkrirë.

Futeni për ta pjekur në furrë me 200-220 gradë në varësi të furrës suaj.

Pjekja do të marri vetëm 15 minuta, pasi furra do të jetë e parangrohur, dhe kremi do të kërkojë më pak kohë që të mpikset.

Kur të ketë marrë ngjyrën karakteristike të artë, fikeni furrën dhe lëreni të ftohet pak.

Para se t’i hidhni sherbetin priteni në katrorë,  në mënyrë që qumështori të marri ëmbëlsinë e duhur.

Tanimë ju mbetet vetëm ta shijoni me të afërmit tuaj./AgroWeb.org