3 Arsye Pse Kafja Mund Të Jetë Shkaku I Shfaqjes Së Akneve – Çfarë Mund Të Bëni

879 0

Mjafton të konsumoni një filxhan me kafe që dita të fillojë plot energji.

Kjo është një arsye shumë e fortë se përse kaq shumë njerëz në të gjithë botën e konsumojnë atë çdo ditë.

Por krahas përfitimeve shëndetësore, disa konsumues të kafesë mund të vërejnë një shtim të akneve.

Shtimi i akneve për shkak të kafesë mund të jetë diçka që ndoshta nuk e kishit menduar që mund të ndodhte.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se përse kjo ndodh dhe çfarë mund të bëni.

Përmban kafeinë

Kafeja në thelb nuk shkakton akne por ajo ka përbërës që në kushte të caktuara t’i përkeqësojnë ato dhe kafeina është një prej tyre.

Sipas dermatologëve, kafeina mund të ndryshojë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit në organizëm.

Kur trupi është nën stres, trupi prodhon më shumë hormone të quajtura androgjene, të cilat stimulojnë gjëndrat e yndyrës dhe gjëndrat e flokëve.

Ky prodhim i shtuar i vajit në lëkurë mund të shkaktojë puçrra ose të përkeqësojë gjendjen e tyre.

Përmban sheqer

Ndërsa konsumoni sheqer, nivelet e tij në gjak dhe prodhimi i insulinës nga trupi rritet.

Kjo ndikon edhe tek hormonet, të cilat mund të nxisin prodhimin e vajit në lëkurë dhe duke bllokuar bakteret në poret e lëkurës tuaj. Kështu shanset për një shpërthim aknesh rriten edhe më tepër.

Sheqeri i lartë në gjak nga pijet me sheqer mund të rrisë gjithashtu nivelet e kortizolit, duke kontriubuar më tej në lidhjen stres-akne.

Mund të përmbajë qumësht

Konsumimi i qumështit shoqërohet me çlirim të insulinës, e cila mund të rrisë prodhimin e vajit në lëkurë dhe rritjen e mundësisë së bllokimit të poreve dhe shpërthimit të akneve.

Gjithashtu si një sheqer natyral në qumësht, laktoza mund të kontribuojë në një shpërthim aknesh.

Kjo mund të ndodhë kur konsumohet nga ata persona që janë të ndjeshëm ose intolerantë ndaj saj.

Si të eliminoni problemet e lëkurës që lidhen me kafenë?

Nëse jeni një konsumues i rregulltë i kafesë që lufton çdo ditë me aknet, provoni të pini kafe të zezë pa sheqer.

Gjithashtu shmangni edhe konsumin e embëlsirave me të cilat shoqëroni kafenë.

Shumë njerëz që janë të ndjeshëm ndaj laktozës në qumësht dhe kanë akne, mund të provojnë të heqin dorë nga kafeja me qumësht.

Eliminimi i produkteve të qumështit për një periudhë të shkurtër kohore mund të ndihmojë për të parë nëse lëkura juaj përmirësohet.

Dhe nëse i keni provuar të gjitha alternativat e më sipërme, e fundit është të provoni të hiqni nga regjimi ushiqmor kafenë. /AgroWeb.org