Përfitimet Shëndetësore Të Çajit Të Kuq

748 0

Shumica prej jush tashmë mund t’i njohin përfitimet shëndetësore të çajit për shkak të vetive të tij antioksiduese.

Megjithatë çaji i kuq mund të mos jetë aq i dëgjuar ose i përdorur.

Ky çaj, i njohur gjithashtu si “rooibos”, ka një mori përfitimesh për organizmin.

Ato përfshijnë forcimin e sistemit imunitar dhe lehtësimin e dhimbjeve të stomakut ose dhimbjeve të kokës.

Gjitashtu mund të ndohmojnë me alergjitë, astmën, pagjumësinë, ekzemën dhe presionin e lartë të gjakut.

Përveç kësaj, ushqimet dhe pijet e pasura me flavonoide duke përfshirë frutat, perimet, verën e kuqe, çokollatën dhe çajin falin shumë përfitime edhe për shëndetin e mirë të zemreës.

Përse çaji i kuq është një pije ideale?

Çaji i kuq përbën pijen ideale, pasi mund të konsumohet i nxehtë ose i ftohtë.

Varianti i ftohtë është freskues, ndërsa i nxehti është qetësues.

Mungesa e kafeinës tek çaji i kuq e bën atë një pije të shkëlqyer para gjumit, që mund të ndihmojë ata që kanë vështirësi të flenë dhe ata që duan të qetësojnë fytin e irrituar.

Ndërsa çaji i ftohtë mund të shuajë etjen, ndërkohë që ju hidraton dhe i jep trupit plot antioksidantë, të cilët ngadalësojnë plakjen dhe forcojnë sistemin imunitar për mbrojtje më të madhe kundër sëmundjeve.

Kjo pije është e mirë edhe për lëkurën dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së saj.

Prania e zinkut, një përbërës i përdorur prej kohësh për trajtimin e akneve dhe sëmundjeve të lidhura me lëkurën, e bën çajin e kuq një element perfekt për kujdesin e lëkurës.

Pluhuri i çajit të kuq mund të aplikohet edhe drejtpërdrejt në lëkurë për të qetësuar irritimet e saj.

Është i pasur me Kalcium

Shumica e individëve janë të vetëdijshëm për nevojën e trupit për kalcium dhe rëndësinë e të pasurit kocka të forta. Kjo vlen si për fëmijët ashtu edhe për të moshuarit.

Edhe pse qumështi dhe produktet e qumështit janë burime të pasura të kalciumit, çaji i kuq mund të përfshihet në regjimin tuaj si një burim i kalciumit.

Ata që janë intolerantë ndaj laktozës dhe kanë vështirësi në tretjen e bulmetit, mund ta përdorin çajin e kuq si një alternativë të shkëlqyer./AgroWeb.org