4 Përfitimet Shëndetësore nga Konsumi i Rrepave

1.3k 0

Një proverb i vjetër kinez (Kina konsiderohet vendlindja e rrepave) thotë që nëse hani rrepa dhe pini çaj të nxehtë, mjekët jo vetëm që do të jenë “të uritur”, por edhe do t’ju përgjërohen për punë.

Rrepat mund t’i konsumoni të gjalla ose t’i kombinoni me një sërë perimesh të tjera dhe do të merrni shumë përfitime.

Lexoni më poshtë listën që AgroWeb.org ka përgatitur me disa nga përfitimet kryesore që vijnë nga rrepa e kuqe.

Kanë pak kalori dhe sigurojnë një sërë lëndësh ushqyese

Një filxhan me rrepa të papërpunuara, ka më pak se 20 kalori, vetëm 4 gr karbohidrate (gati 2 gr fibra), pothuajse një gr proteina dhe nuk kanë yndyrë. 

Një filxhan rrepë të prera, siguron rreth 30% të vlerës ditore për vitaminë C, ka sasi të vogla të vitaminës B, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit.

Rrepat mbrojnë shëndetin

Rrepat kanë substanca natyrale të cilat përmbajnë squfur. Këto përbërje kanë treguar se mund të zvogëlojnë  inflamacionin, mbrojnë qelizat kundër agjentëve shkaktarë të kancerit dhe ndërhyjnë në rritjen e qelizave kancerogjene. 

Gjithashtu ato kanë aktivitet antibakterial, të cilat shpesh lidhen me ulçerat dhe kancerin e stomakut.

Mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit

Antioksidantët luajnë një rol në zvogëlimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi, për të shmangur plakjen e parakohshme dhe sëmundjet.

Rrepat, të cilat janë përdorur në mjekësinë popullore që nga kohërat antike, sigurojnë disa lloje të antioksidantëve. 

Shkencëtarët besojnë se përbërësit natyralë tek rrepat mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga disa lloje kanceri, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive.

Mund të mbrojnë nga diabeti

Në bazë të të dhënave të AgroWeb.org, pëfundimet e një studimi treguan se ka një lidhje midis rrepave dhe diabetit. 

Studiuesit vunë në dukje se efektet mbrojtëse kanë të ngjarë të lidhen me aftësinë e tyre për të rritur mekanizmin mbrojtës antioksidues të trupit dhe të ndikojnë pozitivisht në ndryshimet e glukozës të shkaktuara nga hormonet. 

Rrepat gjithashtu duket se zvogëlojnë thithjen e glukozës në zorrë dhe nxisin marrjen e glukozës, e cila zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak.

Konsumoni rrepa në mënyrë të moderuar për të parandaluar uljen e sheqerit në gjak dhe shmangini ato nëse keni pasur gurë në tëmth.

Rrepat rriten lehtësisht dhe shpejt, kështu që mund t’i mbillni në oborrin tuaj ose në një vazo. 

Kur blini rrepa në një dyqan ushqimesh, zgjidhni ato që janë të forta dhe me bishta të gjelbërta e të ndritshme./AgroWeb.org