Mështekna Shqiptare – E Arta e Natyrës për Shëndetin

4k 0

Gjethet e Mështeknës mund të konsumohen në formën e çajit për të fuqizuar sistemin imunitar

Mështekna shtatbardhë e maleve të Shqipërisë bën një punë të mrekullueshme për natyrën dhe për njeriun.

Përveç se të qenit një monument natyre, ajo konsiderohet një nga llojet më të lashta të pemëve në të gjithë botën. Mështekna ka aftësinë ta pastrojë tokën e ta bëjë të përshtatshme për çdo bimë tjetër.

Gjethet e Mështeknës janë të pasura me vitaminë C, saponië, flavonoidë dhe taninë ndërkohë që lëvorja e pemës përmban acid betulinik, një nga përbërësit më aktivë kundër inflamacionit.

Rrëshira e pemës është një burim i pasur kaliumi, magnezi, kalciumi, zinku, hekuri, fosfori, vitamine C dhe thiamine.

Vlerat e gjetheve të Mështeknës

Sistemi Imunitar

Gjethet e Mështeknës mund të konsumohen në formën e çajit për të fuqizuar sistemin imunitar. Gjethet luftojnë bakteret dhe mbrojnë trupin kundër infeksioneve. Ato gjithashtu përshpejtojnë shërimin nga infeksionet.

Çaji i gjetheve të Mështeknës përmban antioksidantë natyralë në formën e flavonoidëve dhe vitaminës C duke rimëkëmbur organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Kundër inflamacionit

Gjethet dhe lëvorja e pemës përdoren si çaj kundër inflamacionit. Ky çaj është efikas kundër sëmundjeve si artriti ose reumatizma.

Nëse pini disa filxhanë me çaj nga gjethet dhe lëvorja e pemës, atëherë sistemi tretës do të jetë më i përmirësuar.

Ky çaj vjen në ndihmë kundër disa problemeve si konstipacioni, dhimbjet abdominale dhe diareja.

AgroWeb.org rekomandon që t’i zhysni gjethet e Mështeknës në uthull molle për disa javë që të përfitoni vlera të dyfishta.

Për flokët dhe lëkurën

Gjethet dhe lëvorja e pemës janë efikase kundër ekzemës dhe dermatitit. Futini gjethet në ujë për disa orë dhe më pas kullojeni lëngun duke e aplikuar në lëkurë.

Të bërit banjë në ujë me gjethet e Mështeknës ndihmon lëkurën, por edhe pastron zbokthin dhe forcon rrënjët e flokëve. Lëngu i gjetheve përdoret edhe në kompresa kundër dhimbjes së kyçeve dhe irritimit të lëkurës.

Gjethet e Mështeknës ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Pirja e rregullit e çajit largon toksinat dhe papastërtitë nga gjaku.

Si të përdorni gjethet e Mështeknës

Çaji i gjetheve të Mështeknës

Mblidhini gjethet kur janë të freskëta dhe në ngjyrë të çelët jeshile.

• Përdorni nga 5 gjethe për çdo filxhan ujë
• Hidhini gjethet në një filxhan me ujë të valuar dhe lërini të qëndrojnë për deri 10 minuta.
• Pijeni tre deri në katër gota me çaj nëse vuani nga infeksionet uriinare, artriti apo akumulimi i lëngjeve në organizëm.

Vaji i gjetheve të Mështeknës

• Mbushni një kavanoz me gjethe të freskëta dhe shtoni vaj bajamesh ose vaj ulliri ekstra të virgjër.
• Mbulojeni kavanozin me nja napë dhe vendoseni në një vend të ndriçuar. Mbajeni aty për një muaj dhe përzijeni rregullisht.
• Pas një muaji kullojeni vajin dhe vendoseni në një enë tjetër për disa ditë, përpara se ta hidhni në shishet përkatëse.
• Shishet ruajini në një vend të freskët. Vajin mund ta përdorni kundër dhimbjeve muskulare, reumatizmës, celulitit dhe ekzemës./AgroWeb.org