Arsyet Pse Sezoni I Gripit U Zhduk Këtë Vit?

481 0

Për shkak se virusi që shkakton gripin sezonal përhapet përmes stërklave të pështymës, masat paraprake të sigurisë të përdorura për të parandaluar COVID-19, të tilla si veshja e maskës, larja e duarve dhe distancimi fizik, ndihmuan në uljen e aktivitetit të gripit.

Gjithashtu edhe periudha e shkurtër e inkubacionit të gripit dhe imunitetit të përhapur të popullsisë, bënë që aktiviteti i gripit të bjerë në mënyrë drastike.

Një tjetër faktor që kontribuoi në uljen e aktivitetit të gripit është edhe mbyllja e shkollave.

Sipas mjekëve, fëmijët kanë më pak imunitet ndaj gripit pasi sistemi i tyre imunitar nuk ka qenë i ekspozuar ndaj shumë patogjenëve.

Mjediset shkollore ku kontakti mes fëmijëve është i lartë, i bën në veçanti fëmijët më të ndjeshëm ndaj kapjes dhe transmetimit të gripit. Fëmijët janë gjithashtu një burim i sigurtë për sjelljen e gripit në familje.

Ashtu si shkollat edhe zyrat janë zona të nxehta të gripit. Mikrobet e gripit mund të jetojë në sipërfaqe të zakonshme, si dorezat e derës ose makineria e kopjimit, deri në 24 orë. Ato gjithashtu mund të trasmetohen përmes ajrit kur një person kollitet, teshtin ose nxjerr frymë.

Transporti publik dhe udhëtimet janë gjithashtu burim infektimi, të cilat këtë vit janë reduktuar ndjeshëm.

 Pse rastet me COVID-19 po rriten dhe rastet me grip janë të ulëta?

COVID-19 mendohet të jetë shumë më infektues se gripi, veçanërisht pasi shumë pak njerëz kanë imunitet kundër kësaj sëmundjeje të re.

Studiuesit llogarisin ngjitjen e një sëmundjeje duke parë numrin R, i cili tregon se në sa njerëz, një person me sëmundje do të përhapë virusin.

Numri R për COVID-19 mendohet të jetë rreth 2 deri në 3, ndërsa numri R për gripin është rreth 1 ose 2.

COVID-19 gjithashtu ka një periudhë më të gjatë inkubacioni që mund të zgjasë deri në disa javë.

Ndërsa shumica e njerëzve me grip përjetojnë simptoma që në fillim të sëmundjes, zakonisht brenda 2 ditëve nga ekspozimi.

Njerëzit zakonisht izolojnë veten kur fillojnë simptomat e gripit, duke zvogëluar mundësinë që të transmetojnë virusin.

Me COVID-19, individët mund të përhapin virusin në mënyrë aktive deri në 7 ditë para se të përjetojnë simptoma.

A do të rikthehet gripi në vjeshtën e ardhshme?

Kur kufizimet e pandemisë të hiqen, ekspertët dyshojnë se gripi do të rikthehet.

Gripi është një nga sëmundjet më të qëndrueshme dhe më të vazhdueshme në historinë e regjistruar mjekësore.

Mjekët thonë se me shumë mundësi aktiviteti i gripit në sezonin e gripit 2021-2022 do të jetë minimal, për shkak të masave të vazhdueshme të sigurisë./AgroWeb.org