Çaji i Karafilave, Aroma Qetësuese e Mbrëmjes

3k 0

Njerëzimi i është gëzuar aromës së karafilave prej të paktën 2000 vitesh.

Vendlindja e karafilave nuk është e saktë, por ekspertët besojnë se ato kanë çelur si fillim në vendet e Mesdheut.

Karafilat kanë qenë lulet e preferuara të shkrimtarëve dhe poetëve si Shekspiri dhe Pablo Neruda.

Karafili luan një rol të rëndësishëm për mirëqenien e njeriut dhe kjo jo vetëm falë aromës.

Lulet e karafilit mund t’i zieni në ujë me të cilin më pas mund të lani trupin ose rrobat delikate.

Petalet e karafilit mund të përdoren si zëvëndësues të atyre të trëndafilave në ëmbëlsira dhe shurup.

Petalet e karafilit nxjerrin një vaj esencial që përdoret në terapitë aromatike për të qetësuar nervat.

Përdorimet mjekësore të karafilit

Kundër stresit

Lulja e karafilit mund të konsumohet si çaj kundër stresit dhe nervozizmit.

Lulja thahet dhe më pas pihet si çaj, që funksionon edhe kundër depresionit dhe lodhjes.

Në Evropë, çaji i lules së karafilit përdoret jo vetëm kundër nervozizmit por edhe disa problemeve të zemrës dhe të përzierave të shkaktuara nga udhëtimi në det.

Nëse përdorni vajin esencial në lëkurë, ajo do të jetë më e butë dhe e gjallëruar ndërsa aroma do të ketë një efekt të ndjeshëm qetësues.

Kundër inflamacionit

Karafili mund të largojë inflamacionin dhe të rikthejë ekuilibrat hormonalë tek gratë.

Çaji i karafilit është përdorur jo vetëm kundër inflamacionit  por edhe kundër pagjumësisë.

Ky çaj funksionon edhe kundër konstipacionit.

Për lëkurën

Vaji i lules së karafilit ofron përfitime terapeutike për lëkurën dhe e zbut atë.

Shumë gra e përdorin këtë vaj jo vetëm kundër rrudhave, por edhe ekzemës.

Karafili si diuretik

Qytetërimet e lashta të botës kanë përdorur karafilin si tonik.

Kjo arrihet duke zier petalet e lules në ujë dhe më pas duke e konsumuar me nga një lugë gjelle kundër bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji i karafilit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon metabolizmin.

Ai pastron trupin nga toksinat por megjithatë nuk rekomandohet për gratë shtatzënë.

Si ta përgatisni çajin e karafilit

Për çaj mund të përdorni 5 lule karafili të thara në diell në 500 ml ujë të ngrohtë.

Ziejini së bashku për 2-4 minuta dhe konsumojeni me mjaltë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.