Sallata Plot Fantazi me Perime të Freskëta dhe të Pjekura

794 0

Sallatat janë gjithmonë një domosdoshmëri në tryezë. Ato përveç shijes mundësojnë që trupi të përfitojë fibra dhe vitamina të nevojshme për të qenë i shëndetshëm.

AgroWeb.org i ka sugjeruar lexuesve të tij një pafundësi varietetesh nga të cilat mund të zgjidhni.

Sot ama ju sjellim një sallatë e cila përdor perimet e freskëta dhe i bashkon ato me perimet e pjekura në furrë.

Një shpërthim shijesh, teksturash dhe aromash që krijojnë një pjatë unike dhe që nuk duhet humbur.

Përbërësit:

1 kg speca

3-4 patëllxhanë

3-4 domate

Majdanoz

5-6  thelpinj hudhër

Vaj ulliri

Kripë

Uthull ose lëng limoni

Përgatitja:

AgroWeb.org ju këshillon që si fillim të ngrohni furrën në 160-180 gradë.

Ndërkohë lani me ujë të bollshëm perimet dhe thajini me një pecetë kuzhine.

Patëllxhanëve hiquni bishtat dhe shtrojini bashkë me specat në tavë me letër pjekjeje.

Për një pjekje më të shpejtë shpojini me një pirun sipërfaqen e specave dhe patëllxhanëve.

Spërkatini sipër me pak vaj ulliri dhe futini në furrë për 20-30 minuta.

Pasi të ketë kaluar koha nxirreni tavën dhe kthejini perimet nga ana tjetër duke i spërkatur përsëri me vaj ulliri.

Ndërkohë grini domatet në kubikë të vegjël dhe bashkojini në një tas me hudhrat e shtypura, vajin e ullirit, uthullën apo lëngun e limoni, kripën dhe piperin.

Kur perimet të jenë pjekur largojini nga tava dhe sapo të ftohen pak coptojini në fije dhe bashkojini tek tasi me domate.

Në fund grini edhe majdanozin sa më hollë dhe shtojeni tek tasi me perime.

Përzieni gjithçka dhe mbulojeni me qese kuzhine. Tasin futeni në frigorifer për të paktën 10 minuta kështu sallata do të marinohet siç duhet.

Tani mund ta shoqëroni me oriz, patate furre, mish të pjekur apo edhe thjeshtë me pak bukë gruri apo misri./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.