Çajrat Më Të Mirë Për Të Larguar Toksinat Nga Trupi

2.2k 0

Çajrat mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi dhe në të njëtën kohë të ndihmojnë trupin me lëndë ushqyese dhe të përmirësojnë tretjen.

Ekspertët sugjerojnë konsumin e çajit të ngrohtë, sepse ai mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit tretës dhe në lëvizjen e zorrëve duke përshpejtuar procesin e largimit të toksinave nga trupi.

Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se çaji i ftohtë me akull, mund të ngadalësojë tretjen duke tkurrur enët e gjakut që rrethojnë stomakun.

AgroWeb.org duke u bazuar në këshillat e nutricionistëve, ju sugjeron disa nga çajrat më të mirë për të larguar toksinat nga trupi juaj.

Çaji Me Farat E Finokut

Ky çaj është përdorur në mënyrë terapeutike, për të stimuluar oreksin dhe funksionin e tretjes.

Ai mund të lehtësojë kapsllëkun duke relaksuar muskujt e zorrëve dhe duke ndihmuar trupin tuaj në nxjerrjen e toksinave jashtë sistemit.

Duke pasur parasysh këtë, ju mund të filloni me një filxhan në ditë për të kuptuar se si zorrët tuaja do të reagojnë.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se ky çaj ka veti antioksiduese dhe ndihmon në pastrimin e veshkave dhe mëlçisë.

Përvec farave të finokut, xhenxhefili, turmeriku dhe kanella janë të gjitha erëza që mund t’ju ndihmojnë.

Mjafton të shtoni në ujin e vluar, 1/4 lugë çaji me ndonjë ose me të gjitha erëzat e lartpërmendura.

Çaji I Hithrës

Hithra është e mbushur me polifenole, të cilat mund të ndihmojnë në pastrimin e trupit për të luftuar inflamacionin dhe sëmundjet inflamatore.

Çaji i hithrës stimulon sistemin limfatik, i cili mund të rrisë sekretimin e mbeturinave përmes veshkave.

Në mjekësinë bimore, ky çaj shpesh përdoret për të trajtuar problemet urologjike, për shkak të aftësisë së tij për të larguar bakteret e dëmshme.

Çaj Jeshil

Çaji jeshil është reklamuar prej kohësh si një eliksir i fuqishëm shëndetësor.

Ai përmban një antioksidant të fuqishëm të quajtur epigallocatechin-3-gallate (EGCG), i cili mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene në mëlçi dhe të mbrojë mëlçinë nga disa sëmundje.

Çaj Me Xhenxhefil Dhe Turmerik

Turmeriku përmban kurkuminë, një përbërës që ndihmon enzimat të nxjerrin jashtë toksinat dhe përmban antioksidantë që riparojnë qelizat e mëlçisë.

Ky kombinim ndihmon gjithashtu mëlçinë në detoksikimin e metaleve dhe rrit prodhimin e tëmthit./AgroWeb.org