Çfarë Efekti Ka Vitamina C Në Shëndetin E Sistemit Tretës?

469 0

Shumë prej jush e njohin vitaminën C si një armë të fuqishme kundër gripit dhe forcimin e sistemit imunitar, por këto nuk janë të vetmet mënyra që trupi juaj mund të përfitojë nga vitamina C! Ajo në fakt ju ndihmon në mënyra që mund të mos i kuptoni ende.

Fuqia antioksiduese e vitaminës C ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të tjera, si dhe rrit nivelet e kolagjenit dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së shikimit.

Dhe në vitet e fundit, studime të shumta kanë zbuluar se vitamina C është gjithashtu e lidhur me shëndetin e zorrëve.

Një nga efektet kryesore që vitamina C ka në tek sistemi juaj tretës është duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit midis baktereve të mira dhe të këqija.

Pak njohuri rreth vitaminës C

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitamina C shërben jo vetëm për shërimin dhe formimin e pjesëve vitale të trupit tuaj si muskujt, kërcet, kolagjeni dhe enët e gjakut.

Por ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e efekteve negative të radikaleve të lira në trupin tuaj, të cilat dihet se çojnë në sëmundje të zemrës dhe kancerit.

Për shkak se trupi juaj nuk mund ta prodhojë natyrshëm vitaminën C, ajo duhet të merret nga ushqimi ose shtesat.

Disa ushqime të zakonshme të pasura me vitaminë C janë portokallet, kivi, luleshtrydhet, lakra jeshile, lakrat e Brukselit dhe specat.

Vlera ditore e rekomanduar që gratë duhet të marrin është rreth 75 miligramë vitaminë C dhe burrat rreth 90 miligramë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, ky numër varion nga 85 deri në 120 miligramë në ditë.

Si vitamina C mund të ndihmojë systemin tuaj tretës?

Një studim në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi se vitamina C mund të përdoret për të përmirësuar funksionin barrierës mbrojtëse të zorrëve, që ndihmon trupin të thithë lëndët ushqyese dhe t’ju mbrojë nga toksina të caktuara.

Së bashku me përmirësimin e barrierës mbrojtëse të zorrëve, vitamina C ndihmon në balancimin e baktereve të mira dhe të këqija në zorrë.

Sipas studimit, vitamina C kishte ndikimin më të madh në shëndetin e zorrëve në krahasim me vitaminat B dhe D.

Gjithashtu u vërtetua se ndihmon në rritjen e diversitetit mikrobik, i cili është i nevojshëm për shëndetin e zorrëve.

Por edhe pse vitamina C ka efekte pozitive në shëndetin e zorrëve, ju mund të përjetoni disa efekte të pakëndshme nëse merrni sasi të tepërta.

Efektet mund të jenë diarre, ngërçe dhe të përziera, të cilat ndodhin për shkak të mënyrës se si trakti juaj gastrointestinal reagon ndaj përthithjes së vitaminës C ose sasisë së tepërt.

Ekspertët thonë se kufiri i tolerueshëm i marrjes së kësaj vitamine për të rriturit është 2000 miligramë në ditë, gjë që është pothuajse e pamundur të arrihet vetëm me ushqime që përmbajnë vitaminë C. Kujdes duhet të tregoni në rastin e marrjes së shtesave sepse vetëm një e tillë mund të përmbajë 1000 miligramë./AgroWeb.org