Çfarë Janë Dietat Me Kalori Negative – A Duhet T’i Përdorni?

670 0

Njerëzit që i nënshtrohen regjimeve strikte të ushqyerjes me synimin për të rënë në peshë, janë joshur nga të ashtuquajturat ushqime me kalori negative.

Këto ushqime supozohet të kenë nevojë për më shumë energji për tu tretur dhe nuk ofrojnë shumë kalori.

Shumica prej tyre janë perime dhe fruta, të cilat janë pjesë e pandashme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Teoritë që qarkullojnë në botën virtuale pretendojnë se njeriu mund të humbasë në peshë duke ngrënë ushqime me kalori negative.

Këto teori marrin shembull tek selinoja, përbërsit kryesorë të të cilës janë uji dhe fibra.

Mbështetësit e këtyre teorive thonë se njeriu do të djegë kalori duke ngrënë dhe tretur ushqime si selinoja.

Si Është E Vërteta?

Gjatë ditës, rreth 5 deri në 10% të energjisë shpenzohet duke tretur dhe ruajtur ushqyesit e nevojshëm nga ushqimet e konsumuara gjatë ditës.

Ushqimet që përmbajnë pak kalori si selinoja apo perime të tjera pa niseshte ofrojnë pak kalori.

Megjithatë, ato kanë nevojë për të energji që të treten.

Kjo do të thotë se në teori, pretendime të tilla mund të jenë pjesërisht të vërteta.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë studim shkencor që të provojë me bindje se disa ushqime të dobësojnë thjesht duke i ngrënë.

Ekspertët nënvizojnë faktin se regjimet ekstreme ushqimore që promovojnë ngrënien e një sasie të kufizuar ushqimesh, janë të dëmshme.

Sipas tyre, dëmi qëndron në faktin se duke ngrënë pak ushqime, trupi nuk merr proteinë, fibrën, vitaminat, mineralet dhe ushqyesit për të cilat ka nevojë.

Të gjithë këto ushqyes nuk janë të paktë dhe nuk mund të merren vetëm nga disa burime.

Pra, njeriu ka nevojë të konsumojë një gamë të madhe ushqimesh që të përfitojë ushqyesit e duhur për shëndetin.

Çelësi i një peshe të mirë trupore, apo edhe i një strategjie të suksesshme për rënien në peshë qëndron tek një jetë e pasur me ushqime të shëndetshme dhe aktivitet fizik./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.