Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

1k 0

Vitamina B10 (PABA) është një përbërës organik që gjendet tek disa ushqime industriale.

Një herë e një kohë, ky përbërës përfshihej në formulën e kremit mbrojtës kundër djellit, madje shpesh është përdorur edhe për të ngjyrosur flokun e thinjur.

Ajo konsiderohet pjesë e kompleksit të vitaminave B, ndonëse praktikisht nuk është një vitaminë.

Trupi e sintetizon këtë përbërës falë baktereve të stomakut dhe më pas e vë në përdorim për prodhimin e folatit ose siç njihet ndryshe vitamina B9.

Kjo sasi është gjithësesi e pamjaftueshme dhe kjo është arsyeja përse folati rekomandohet edhe si suplement.

B10-a besohet t’i bëjë mirë lëkurës dhe flokëve kur merret në formën e një suplementi.

Ajo është një prodhim industrial që shitet në formën e pilulave, pluhurit, ekstraktit dhe pomadave.

Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Rreziqet Potenciale

Përveç mbrojtjes kundër dielli, ky përbërës organik ndihmon për problemet me lëkurën, elasticitetin e saj dhe pigmentimin e lëkurës.

Sa i përket flokëve, ky përbërës në formën e suplementit , besohet të ndihmojë në eliminimin e problemit të thinjave.

Ky besim bazohet në studime shumë të hershme ku tregohej se si B10 ndihmonte flokun të kthehej në ngjyrën fillestare.

Në ditët e sotme, ky përbërës nuk shtohet më në kremërat e djellit dhe rrallë herë mund të gjendet në dyqane kozmetike.

Ky vendim ka ardhur pas disa pretendimeve  që ky përbërës shkakton reagime alergjike siç janë skuqja dhe kruarja e lëkurës.

Nga ana tjetër, ekspertët besojnë se ky suplement mund të ndërveprojë negativisht me disa antibiotikë dhe të shkatërrojë efikasitetin e tyre.

Sipas tyre, gjurmët e këtij përbërësi akumulohen në veshka, që do të thotë se njerëzit me probleme me mëlçinë apo veshkat nuk duhet të marrin kësi suplementësh pa mbikqyrjen e mjekut.

Sipas ekspertëve, aplikimi në lëkurë i këtij suplementi besohet të jetë i sigurtë por nëse përdorni një produkt kozmetik me përmbajtje B10 dhe keni reagim alergjik, ndërpriteni përdorimin menjëherë./AgroWeb.org