Detoks Nga Vaksina E COVID-19 – Çfarë Duhet Të Bëni?

489 0

Një numër në rritje njerëzish po kërkojnë informacion se si të largojnë nga trupi substancat e vaksinës ndaj COVID-19 nga frika se mund të ketë efekte të dëmshme.

Por a është kjo e sigurt dhe e mundur?

Shumë njerëz që mund të kenë hezituar të bëjnë vaksinën janë përballur me presionin për t’u vaksinuar.

Kjo për shkak të nevojës për të udhëtuar më lirshëm por edhe për shkak të punës.

Një fenomen i çuditshëm që ka lindur si rezultat i këtij presioni është se disa njerëz kanë filluar të kërkojnë informacion se si të largojnë nga trupi vaksinën pasi e kanë marrë atë.

Një video në TikTok që pretendon se njerëzit që kishin bërë vaksinën COVID-19 duhet të bënin banja komplekse “detoksi” u bë kryefjalë e lajmeve në nëntor.

Sidoqoftë, ajo video nuk ishte shembulli i vetëm i pretendimeve të shfaqura se njerëzit duhet të detoksifikohen nga vaksina për të shmangur efektet anësore të padëshiruara.

Sugjerimet për “detoksifikimin” pas marrjes së vaksinës ndaj COVID-19 varionin nga banjat me borat natirumi tek dietat e ndryshme me yndyrë të lartë, suplemente të ndryshme dhe vitamina C dhe D.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pretendimet më ekstreme sugjerojnë se njerëzit e vaksinuar duhet të marrin një dozë të ivermectinës një anti-parazitar dhe hidroksilklorinës një medikament që trajton malarien. Kjo për të ndaluar ndikimin negativ të vaksinës në sistemin imunitar.

Ndërsa ky dezinformim vazhdon të shtohet, Prof. Monica Gandhi, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko dhe mjeke e HIV-it, mendon se mediat sociale janë pjesërisht fajtorë.

Prof. Gandhi vuri në dukje faktin se kishte gjithmonë dezinformata edhe rreth HIV-it nga akademikë të profilit të lartë.

Ajo shtoi se ka shumë zemërim ndaj njerëzve që nuk janë të vaksinuar, por ajo thjesht ndjen trishtim për situatën:

“Nëse jeni të shqetësuar për këto vaksina dhe jeni të bindur nga dikush që është i specializuar se ato janë të rrezikshme, atëherë ju do të bëni gjithçka që keni në dorë për të nxjerrë atë proteinë nga trupi juaj.

Dhe kjo është ajo që bën keqinformimi, të shqetëson vërtet.”