Djathi i Bjeshkëve të Sharrit – Shije Unike nga Tradita Kosovare

1.7k 0

Një traditë e vjetër, po aq sa vet Mali i Sharrit, me një shije të mrekullueshme dhe unike në botë.

Shija e tij ka mahnitur veçanërisht turistët e huaj. Ata sapo largohen nga Kosova kujdesen që pak djathë Sharri ta marrin me vete.

Kohët e fundit, kërkesa për djathin e Sharrit jo vetëm që është rritur në tregun vendas por edhe në tregjet e huaja, çka nxit prodhuesit e këtij varieteti të unifikohen për të krijuar kushtet e duhura për eksportin e tij.

Ai është një lloj djathi i fortë, i cili prodhohet në rajonin e Maleve të Sharrit. Konkretisht, në vendet përreth qytezës së Sharrit, Gorës, Opojes dhe Shtërpcës, në Kosovë.

Nga brezi në brez për shekuj me radhë

Djathi i Sharrit është një traditë e trashëguar brez pas brezi për shekuj me radhë. Nga vitet 1890, ky lloj djathi u bë shumë popullor.

Nga një prodhim tërësisht artizanal, sot Djathi i Sharrit është shndërruar në një biznes të mirëfilltë fitimprurës për blektorët e Kosovës.

Ky lloj djathi unik në botë, receta e të cilit vështirë se tregohet nga prodhuesit e tij, përgatitet nga përpunimi i qumështit të deles dhe lopës.

Dy lloje të Djathit të Sharrit

E ndërsa shija e tij sot gjendet si unike në çdo menu të restoranteve më të mira të Kosovës, varietetet e tij janë në dy lloje.

Është varianti i djathit të fortë, i cili është edhe tradicionali por edhe varianti i djathit të butë.

Dallimet mes të dyjave janë niveli i kripës dhe aroma. Megjithëse të dy kanë shije të ndryshme e të veçanta fantastike.

Varianti i butë  është paraqitur më vonë, ndërsa tipi tradicional është prodhuar në mënyrë të njëjtë që nga fillimi dhe është gjithashtu më i preferuari nga shija e të dy varianteve.

Të dhëna tregojnë që Djathi tradicional i Sharri, varianti i fortë konsumohet më shumë se sa varianti tjetër i tij për shkak të preferencave të konsumatorëve. /AgroWeb.org   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.