Domatja është një nga produktet që prodhohet masivisht në Shqipërisht, pa të cilën shumë prej gatimeve tona nuk do të kishin kuptim.
Ëmbëlsia e saj e ndërthurur këndshëm me athtësinë e lehtë ofron një ndjenjë freskie të pazëvendësueshme.
Shija nuk është i vetmi aspekt për të cilin njerëzit ‘lënë kokën’ pas domates.
Ajo ka një profil shumë të pasur ushqimor dhe shëndetësor.
Domatet ofrojnë shumë vlera shëndetësore.
Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org të gjitha vlerat e domateve jeshile, të cilat vilen para se të piqen dhe të marrin ngjyrën e kuqe.
Domatet jeshile përmbajnë shumë vitaminë C dhe më shumë ujë.
Ato janë gjithashtu të pasura me kalçium, hekur, magnez, fosfor, kalium, sodium dhe zink.
Përfitimet Shëndetësore Të Domateve Jeshile
Kundër Variçeve
Substancat e domateve jeshile janë të ngjashme me acidin acetilsalicilik që hollon gjakun.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga variçet mund të përdorin domatet jeshile si një terapi alternative ndaj holluesve të gjakut.
Fetat e domateve jeshile mund të vendosen mbi variçe dhe të mbahen për 20 minuta.
Kjo procedurë duhet të përsëritet disa herë për rezultate maksimale.
Me përdorimin e domateve jeshile, variçet do të zhduken gradualisht.
Kundër Radikaleve Të Lira
Domatet jeshile përmbajnë flavonoidë dhe vitaminë A që luftojnë radikalet e lira.
Këto të fundit prodhohen gjatë ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve ultra vjollcë dhe pajisjeve elektronike.
Konsumi i mjaftueshëm i domateve jeshile ndihmon në minimizimin e nivelit të radikaleve të lira në organizëm.
Kolesteroli
Sipas të dhënave të AgroWeb.org domatet jeshile përmbajnë majftueshëm proteinë, vitaminë B3 dhe yndyrna të mira që luajnë një rol thelbësor në uljen e kolesterolit.
Shërim Nga Inflamacioni
Domatet jeshile përmbajnë bioflavonoide që luftojnë bakteret dhe inflamacionin në organizëm.
Në këtë mënyrë ato përshpejtojnë shërimin nga inflamacioni dhe zbusin dhimbjet që e shoqërojnë atë.
Parandalimi i Plakjes së Parakohshme
Sipas të dhënave të AgroWeb.org në 100 gramë domate jeshile gjenden 23.4 mg vitaminë C.
Kjo e fundit rigjeneron qelizat e lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave të para në lëkurë.
Për më tepër, vitamina A dhe kaliumi ruajnë freskinë e lëkurës dhe e bëjnë atë më të tendosur.
Domatet Jeshile Për Peshën
Domatet jeshile përmbajnë karbohidrate, fibër, proteinë dhe sheqerna që i japing organizmit ushqyesit dhe energjinë e nevojshme.
Në të njëjtën kohë, domatet ulin sasinë e yndyrnave të këqija në organizëm që nxisin akumulimin e dhjamit.
Masa Muskulare
Domatja jeshile përmban tomatidinë, një përbërës që nxit formimin e qelizave muskulare dhe mbron masën muskulare.
Shëndeti i Syve
Domatet jeshile i bëjnë mirë shëndeti të syve.
Ato përmbajnë vitaminë A, e cila është vitamina kryesore për mbrojtjen e cilësisë së shikimit.
Nëse nuk jeni dashamirës të karrotave – një ushqim tjetër i mirë për sytë- atëherë mund të zgjidhni domatet jeshile si një alternativë e shëndetshme./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje